Prishtina e Re pret liderin aktual Prishtinën, formacionet zyrtare

Ekipi i promovuar këtë sezonë në elitë Prishtina e Re, do të jetë nikoqire e Prishtinës në ndeshjen e cila pritet të nis me fillim nga ora 13:00.
Të dyja skuadrat futen në këtë ndeshje me objektiva krejtësisht të kundërt.
Vendasit kërkojnë fitoren e parë pas një kohe shumë të gjatë pasi gjenden në pozitën e fundit në renditje me vetëm nëntë pikë të grumbulluara.
Mysafirët në anën tjetër kanë tri ndeshje pa fitore në Superligë dhe do të synojnë rikthimin tek rezultatet pozitive në mënyrë që ta ruajnë kreun.
E veçanta e kësaj ndeshje është që në të dyja taborret do të debutojnë trajnerë të rinj, me Qëndrim Kidën te Prishtina e Re dhe Afrim Tovërlanin te Prishtina.
Formacionet zyrtare:
Prishtina e Re: Smakiqi, Zeqiri, Prençi, Gomes, Hasanaj, Dadet, Dobratiqi, Baholli, Fazliu, Rudaj, Doukoure.
Prishtina: Nika, Zeqiri, Veliu, Muja, Ilievski, Namani, Bytyqi, Boueye, Saletic, Taipi, Mamengi./Telegrafi/



















































