LAJMI I FUNDIT:

Prinë Graçanica, e fundit Deçani – sa përfituan komunat për kokë banori nga Buxheti i Kosovës për vitin 2019?

Prinë Graçanica, e fundit Deçani – sa përfituan komunat për kokë banori nga Buxheti i Kosovës për vitin 2019?

Banorët e Graçanicës janë përfituesit më të mëdhenj për financim nga ana e Buxhetit të Kosovës me 1,176 euro, ndërsa ata nga Deçani për vitin 2019 kanë përfituar 224 euro për kokë banori.

Bazuar në të dhënat e Ministrisë së Financave të prezantuara në “Informator për qytetarë – Buxheti i Republikës së Kosovës 2019”, buxhetin më të lartë e ka Komuna e Prishtinës me 87.73 milionë euro, kurse ajo e Kllokotit ka buxhetin më të vogël prej 1.24 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Për nga lartësia e pagesës për kokë banori, në pesëshen e parë pas Graçanicës, vjen Komuna e Parteshit, ajo e Obiliqit, Shtërpcës dhe Mitrovicës së Veriut.


Në fund të listës është Komuna e Kaçanikut, Dragashit, Rahovecit dhe Vitisë.

Financimi i komunave për kokë banori për vitin 2019 | Burimi: Ministria e Financave

Sipas Ministrisë së Financave, përcjell Telegrafi, buxheti i komunave për vitin 2019 është 554.7 milionë euro.

Buxheti i Kosovës paraqet dokumentin në formë të ligjit me të cilin planifikohen të hyrat dhe shpenzimet të shtetit për tërë vitin kalendarik. Aii përgatitet nga Ministria e Financave, në koordinim me organizatat buxhetore dhe miratohet në fund të vitit nga Kuvendi i Kosovës. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Studioni për një diplomë Bachelor ose Master të klasit botëror në CITY College

Ekonomi
Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Me 12 shkurt një epokë e re e kinemasë arrin në Kosovë: Cineplexx dhe Albi Mall hapin sallën e parë IMAX® me Laser dhe sallën LUXX

Ekonomi
Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Bëhu zëri i Pejës - Bashkohu me Telegrafi Local News!

Ekonomi
DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

DITËT E DASHURISË – Oferta që sjell ngrohtësi në shtëpinë tuaj!

Ekonomi
Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Rritja e çmimeve, qytetarë të shumtë bojkotojnë supermarketet në Kosovë

Ekonomi
Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Thuaj tungjatjeta lagjës tënde të re

Ekonomi
Kalo në kategori