Prindërit reagojnë ndaj ministres Trençevska, “S’ka asistentë arsimorë për nxënësit me aftësi të veçanta”

Nëse në një vend ka vetëm një fëmijë me aftësi të veçanta, duhet të merren masa për përfshirjen e tij në sferat e jetës sociale. Kjo fjali është ishte pjesë e prezantimit të ministres Jovana Trençevska të raportit për Republikën e Maqedonisë së Veriut pas Konventës së OKB-së për të drejtat e fëmijëve në Gjenevë. Por, që në fillim të vitit të ri shkollor, prindërit e fëmijëve me pengesë në zhvillim, kujtojnë ministren për premtimet e saj.
“Sa i përket deklaratës së ministres kujtojmë se për dy ditë fillon viti i ri shkollor, kurse nxënësit me zhvillim atipik që vijojnë arsim të mesëm nuk kanë asistentë arsimorë, sepse Ligji për Arsimin e Mesëm nuk ka kaluar procedurën në Kuvend. Më konkretisht, e bija ime nuk ka as asistent arsimor, e as personal i cili do t’i ndihmonte në detyrat e saj të përditshme në shkollë. Njëkohësisht, më 30 qershor në Qendrën për Vlerësim Funksional, na ishte caktuar rivlerësim për të cilin bashkëshortja ime i kujtoi me kohë, por ja deri më sot askush nuk na ka kontaktuar. Ky dokument është i nevojshëm për realizimin e të drejtave të saj, por nuk mund ta sigurojmë.”- deklaroi prindi i një fëmije me pengesë në zhvillim.
Edhe ministri i Arsimit në profilin e tij në Facebook paralajmëroi se do të ketë asistentë, por nga shkollat thonë se s’ka mjaftueshëm. Mesatarisht, në një klasë ka nga një nxënës me aftësi të kufizuara.
“Rrisim kujdesin për nxënësit me aftësi të kufizuara. Janë punësuar 720 asistentë arsimorë për t’ua lehtësuar përvetësimin e kurrikulës!”, deklaroi Jeton Shaqiri, Ministër i Arsimit dhe Shkencës.
“Sot kolegët e mi më njoftuan se kanë kolegë të rinj në vende pune – asistentë për t’u ndihmuar fëmijëve me aftësi të veçanta gjatë vështirësive në procesin edukativo-arsimor. Por, ka edhe ankesa nga ana e prindërve se nuk ka numër të mjaftueshëm, aq sa ka nevojë”, pohoi Tomisllav Gievski
Sindikata e Pavarur e Arsimit.
Mesatarisht, në vendin tonë në një klasë ka nga një nxënës me aftësi të veçanta. Nga MPPS ende nuk morëm përgjigje – nëse të gjithë nxënësit e kësaj kategorie do të kenë në dispozicion asistentë arsimorë./TV21/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

KQZ: Procesit të vlerësimit do t’i nënshtrohen edhe mbi 14 mijë pako me fletëvotime nga diaspora

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

A do të jetë posti i presidentit pjesë e 'pazareve' për formimin e qeverisë?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë