Prindërit i dhanë vajzës së tyre pjeshkë për herë të parë, reagimi i saj bëri shumë njerëz të qeshnin

Haley Nicole Amos dhe bashkëshorti i saj shpesh ndajnë me ndjekësit në rrjetet sociale momente me vajzën e tyre Charlotte, duke publikuar video kur e vogla provon për herë të parë ushqime të ndryshme.
Kësaj here, ajo provoi pjeshkat dhe kur i shijoi, nuk ishte e sigurt nëse i pëlqenin.
E vogla Charlotte fillimisht u shpreh me një fytyrë të mërzitur, por pas disa çastesh kuptoi që shija i pëlqente dhe mezi priste që nëna e saj t’i jepte një lugë tjetër.
Shprehjet e saj të ëmbla të fytyrës dhe pritja për lugën me pure pjeshke u pëlqyen shumë njerëzve, të cilët komentuan në postim. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals


















































