LAJMI I FUNDIT:

Prindër, kujdes: Mos i vini bebes shirit në kokë kur vendosni ta vini në gjumë

Prindër, kujdes: Mos i vini bebes shirit në kokë kur vendosni ta vini në gjumë

Shiritat zbukurues në kokën e bebes mund të jenë shumë të këndshëm, mirëpo vetëm derisa janë zgjuar

Kur t’i vini në gjumë patjetër hiqjani, transmeton Telegrafi.

Ekspertët thonë që shiritat kur t’i vini në gjumë bebet patjetër hiqjani, sepse, derisa bebja fle gjumë, mund t’i rrëshqasë nga koka dhe të pengojë frymëmarrjen.


Kjo gjë është njësoj si kur nënave u rekomandohet që të mos ia mbulojnë kokën bebes derisa është në gjumë, sepse atëherë mund të ndodhë tejngrohja e trupit, gjë që rrit rrezikun nga sindroma e vdekjes së papritur të bebes apo edhe ngufatja.

Udhëzime për gjumë të sigurt

Pediatrit thonë që ekzistojnë shumë udhëzime se si beben të sigurt ta lini të flejë gjumë, apo theksojnë që gjithmonë duhet përmbajtur këtyre dy rregullave:

– vendosni beben në shpinë kur fle gjumë

– hiqni të gjitha sendet e pa fiksuara dhe të panevojshme nga krevati (jastëkët, lodrat, batanijet).

Gjithashtu, prindërit këshillohen ta heqin nga kokat e tyre sa herë që fëmijët e tyre nuk i përcillni me sy, si p.sh. ndërsa janë në makinë, në ulësen e makinës.

Hiqni objektet e vogla

Ekspertët paralajmërojnë që fëmijët lehtë mund të gëlltisin, thithin ose përpijnë sendet sepse i vendosin në gojë në mënyrë natyrale.

Mjekët ua përkujtojnë prindërve se ata mund të parandalojnë rrezikun e ngufatjes duke siguruar që sende të vogla dhe të vogla të mbahen larg mundësive të fëmijëve nën moshën tre vjeç. /Telegrafi/

Në trend Femra

Më shumë
Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Edhe ju që i urreni sandalet, me siguri do i adhuroni këto që veshi Kendall Jenner

Moda
Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Megan Markle është e gjatë 171 cm dhe peshon 50 kg: për të qenë e dobët, ajo ha këtë ushqim çdo ditë!

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Shenja që tregojnë se keni të bëni me një mashkull të papjekur emocionalisht, sipas studimeve

Në çift
Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Si fillon lindja: Janë dy mënyra që mund t’ju tregojnë që lindja ka filluar

Shtatzëna
Si të llogarisni datën e lindjes: Mjekët përmendin javët, ju përmendni muajt

Si të llogarisni datën e lindjes: Mjekët përmendin javët, ju përmendni muajt

Shtatzëna
Ilaçet shtëpiake për t’u liruar nga gazrat gjatë shtatzënisë

Ilaçet shtëpiake për t’u liruar nga gazrat gjatë shtatzënisë

Shtatzëna
Kalo në kategori