LAJMI I FUNDIT:

Prindër, e keni gabim nëse fëmijët nuk i angazhoni në punët shtëpiake: Etika e punës është e rëndësishme që nga fëmijëria

Prindër, e keni gabim nëse fëmijët nuk i angazhoni në punët shtëpiake: Etika e punës është e rëndësishme që nga fëmijëria

Prindërit ndonjëherë bëjnë gabim kur i mbrojnë fëmijët nga punët shtëpiake, duke thënë që janë të vegjël dhe që me to gjithsesi do të merren kur të rriten

Mirëpo, shkenca tregon që delegimi prindëror i obligimeve te të vegjlit patjetër është i mirë për zhvillimin e personalitetit, transmeton Telegrafi.


Hulumtimi i cili ka filluar të bëhet para 75 vjetësh dhe i cili zgjat akoma, zbulon që lumturia dhe suksesi në jetë më së shumti varen nga dy gjëra – dashuria dhe etika e punës.

Përvoja e të anketuarve të cilët janë bërë jashtëzakonisht të suksesshëm ka treguar që në zhvillimin e tyre më së shumti ka ndikuar edukimi në atë frymë – “përvjelja e mëngëve dhe futja në punë”.

Prindërit fëmijëve derisa kanë qenë në klasë të ulëta të shkollës fillore u kanë dhënë detyra shtëpiake, u kanë ndihmuar në rregullimin e shtëpisë, rregullimin e kopshtit, rregullimin e veturës…

Kështu nga vegjëlia kanë kuptuar që duhet patjetër të punojnë për të arritur diçka.

Ekspertët në bazë të kësaj kanë ardhur në përfundim që është obligim i prindërve që të orientojnë fëmijët e tyre në punë, sado që të mendojnë që në atë mënyrë i mundojnë apo ua shkurtojnë kohën për lojë.

Mirëpo, kështu spontanisht ndërtojnë shprehitë e punës dhe kurojnë etikën e punës, për shkak të të cilave më vonë në jetë nuk do ta kenë të vështirë t’i përkushtohen punës dhe të arrijnë sukses. /Telegrafi/

Në trend Stil

Më shumë
Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Pse trajneri Arbër Peci këshillon të mos vrapojmë?

Stil
Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Top pesë pozicionet në shtrat që femrat nuk mund t’i imagjinojnë!

Intimitet dhe Pasion
A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e keni ditur se për çfarë shërben pjesa metalike në letrën e sallamit, kjo video po bën xhiron në internet

A e dini se...
Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Harrojini bisedat e pista! Shprehjet e fytyrës janë më efektive për të përcjellë atë që dëshironi gjatë seksit

Intimitet dhe Pasion
Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Këta janë zogjtë më të bukur në botë: Hipnotizojnë me ngjyrat e tyre joreale

Kërshëri
Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Pesë gjuhët e seksit – cila është gjuha që flet partneri yt?

Intimitet dhe Pasion
Kalo në kategori