LAJMI I FUNDIT:

Princi saudit shpenzoi mbi një miliard dollarë në vetëm tri gjëra (Video)

Princi saudit shpenzoi mbi një miliard dollarë në vetëm tri gjëra (Video)

Gjatë një interviste dhënë emisionit televiziv “60 minutes” që transmetohet në televizionin CNBC, princi saudit Mohammed bin Salman i është përgjigjur shumë pyetjeve duke filluar nga roli i Islamit, të drejtat e grave, arrestimin e dhjetëra princave dhe për pasurinë e tij.

Ai ka pranuar se është i vetëdijshëm që në Arabinë Saudite shumë gjëra u janë ndaluar grave siç janë: shkuarja në kinema, teatër si dhe mohimi që të dëgjojnë muzikë, transmeton Telegrafi.


Në qershor të vitit të kaluar, ai për herë të parë ka lejuar femrat që të vozisin vetura, ndërsa i pyetur nëse femrat janë të barabarta me meshkujt, princi Mohammed është përgjigjur: “Absolutisht. Të gjithë jemi qenie njerëzore, dhe nuk duhet të ketë kurrfarë dallimi”.

Princi Mohammet vazhdon ta mbrojë vendimin e tij për arrestimin e mbi 380 princave saudit, biznesmenëve dhe ish-ministrave të qeverisë, të cilët i mbajti të “mbyllur” në një hotel luksoz.

“Ajo çfarë jemi duke bërë në Arabinë Saudite është shumë e rëndësishme dhe e nevojshme. Të gjitha gjërat që i kemi bërë janë realizuar duke u bazuar në ligjet që janë në fuqi”, ka deklaruar rreth arrestimeve.

Por, edhe pse është duke u munduar të bëjë ndryshime pozitive në vendin e tij, kritikët vazhdimisht e akuzojnë se shpenzon shuma marramendëse, derisa qytetarëve u ka vënë taksa shtesë.

Gjatë këtyre viteve të fundit, princi ka vlerë super-jahtin që kap vlerën e 500 milionë dollarëve, “pallatin francez” për 300 milionë dollarë dhe një pikturë për 450 milionë dollarë.

“Sa i përket shpenzimeve të mia private – po është e vërtetë unë jam i pasur. Nuk jam i varfër. Nuk jam Mahatma Gandi e as Nelson Mandela”, ka shtuar Salman. /Telegrafi/