LAJMI I FUNDIT:

Princat Harry dhe William kanë folur në telefon, Kate Middleton do të shërbejë si ndërmjetëse që vëllezërit të pajtohen gjatë varrimit të Princit Philip

Princat Harry dhe William kanë folur në telefon, Kate Middleton do të shërbejë si ndërmjetëse që vëllezërit të pajtohen gjatë varrimit të Princit Philip

Princi William dhe Princi Harry nuk do të takohen personalisht deri në varrimin e gjyshit të tyre, Princit Philip të shtunën, dhe Kate Middleton do të jetë ajo që do t’i ndihmojë ata të vendosin një front ‘të unifikuar’ për Mbretëreshën, detaj ky i cili u zbulua sot (e martë).

Vëllezërit besohet se kanë folur tashmë në telefon që kur Harry zbriti në Heathrow përpara se të shihnin njëri-tjetrin ballë për ballë për herë të parë në një vit në Kështjellën Windsor këtë fundjavë, shkruan DailyMail.

Dukesha e Kembrixhit thuhet se është e gatshme të veprojë si ‘paqebërëse’ midis vëllezërve, të cilët janë zotuar të lënë mënjanë përçarjen e tyre dhe të përpiqen të rivendosin marrëdhëniet e tyre të tensionuara për të nderuar kujtimin e Dukës së Edinburgut, i cili ndërroi jetë të shtunën.


Harry e përshkroi kunatën Kate si ‘motrën e madhe që nuk kam pasur kurrë’ kur ajo u fejua me Williamin 11 vjet më parë – por marrëdhënia e vëllezërve dhe u prish pas vendimit të tij për të emigruar në ShBA dhe pas intervistës së famshme të tij për Oprah Winfreyn, së bashku me gruan e tij Meghan Markle.

Çifti Sussexes akuzuan Familjen Mbretërore për racizëm, me Harryn që pretendoi se William është ‘bllokuar’ dhe duke thënë se Princi Charles e preu atë financiarisht. Kate u akuzua gjithashtu nga Meghan se e bëri atë të qante me radhë për fustanet e nuseve në intervistën e dhënë muajin e kaluar, por tani Kate Middleton thuhet se po bën presion që vëllezërit të pajtohet.

Varrimi i së shtunës me siguri do t’iu kujtojë vëllezërve pikëllimin e tyre të përbashkët në një funeral tjetër mbretëror, i cili ndodhi më shumë se dy dekada më parë – kur, si djem të rinj, të dy ecën pas arkivolit të nënës së tyre, Princeshës Diana në vitin 1997.

Harry tani është në karantinë, por mund të marrë pjesë në varrim në përputhje me rregullat e qeverisë që bëjnë përjashtime për raste të tilla. Meghan, e cila është shtatzënë me fëmijën e tyre të dytë, u këshillua nga mjeku i saj të mos bënte udhëtimin e gjatë.

Një burim mbretëror i tha Daily Telegraph: “Ata e dinë se nuk ka të bëjë me ta të shtunën – ka të bëjë me nderimin e kujtimit të gjyshit të tyre dhe mbështetjen e gjyshes së tyre. Unë do të isha jashtëzakonisht i befasuar nëse kjo nuk do të ishte përpara dhe në qendër të të dy mendjeve të tyre. Ata do të jenë të etur të kalojnë kohë së bashku si familje, në të njëjtën zonë kohore për një herë”. Një tjetër burim i brendshëm tha: “I gjithë fokusi është tek Mbretëresha. Pa përjashtime. Një familje e bashkuar”.

Vëllezërit do të takohen ballë për ballë për herë të parë në më shumë se një vit të shtunën. Vëllezërit gjithashtu planifikojnë të përurojnë një skulpturë në kujtim të Dianës në kopshtin e Pallatit Kensington, së bashku këtë verë.

Në dy deklarata me tone shumë të ndryshme të lëshuara 30 minuta larg të hënën, Princi William lavdëroi jetën e gjyshit të tij në shërbim të ‘Mbretëreshës, vendit dhe Komonuelthit’ përpara se Harry t’i bënte gjithashtu një dedikim të veçantë atij.

Fjalët e William u përqëndruan në detyrë, duke vazhduar punën e Philipit dhe nevojën për të mbështetur Mbretëreshën, me disa vëzhgues mbretërorë që mendonin nëse kjo ishte, pjesërisht, një kritikë ndaj vëllait të tij i cili u largua si një mbret i vijës së parë të frontit dhe emigroi në Shtetet e Bashkuara me gruan e tij.

Harry kuptohet se ka zgjedhur të vetë-izolohet në Frogmore Cottage në Kështjellën Windsor ku ndodhet Mbretëresha, sesa në Pallatin Kensington ku vëllai i tij jeton me gruan dhe tre fëmijët e tij.

Kjo erdhi ndërsa Mbretëresha u kthye stoikisht në detyrat mbretërore dje, katër ditë pas vdekjes së burrit të saj, Duka i Edinburgut, dhe brenda periudhës zyrtare të tetë ditëve të zisë.

Kjo vjen pasi bashkëshorti i saj 73-vjeçar, Princi Philip, ndërroi jetë në moshën 99 vjeçe të premten në Kështjellën Windsor.

Ndërsa homazhet prekëse po bëhen nga i gjithë kombi për dukën, duke përfshirë lule të lëna në rezidenca të tilla si Kështjella Windsor dhe Pallati Buckingham, familja njoftoi një periudhë dy-javore të zisë mbretërore.

Por, në një lëvizje që tipizon ndjenjën e thellë të detyrës së Mbretëreshës, ajo u kthye herët për t’i dhënë lamtumirën e fundit Earl Peel – një ndihmës kryesor mbretëror i cili po del në pension pas 14 vjet shërbimi.

U njoftua në fundjavë se monarkia dhe familjet e tyre do të vëzhgonin dy javë zie mbretërore, me anëtarët e familjes ‘duke vazhduar të ndërmerrnin angazhime të përshtatshme për rrethanat’, tha një zyrtar mbretëror. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet

Xheneta i heq çmimit të madh 10 mijë euro, dëgjon fjalët që Xuxi tha për familjen e saj: E degjeneruar, e ka lënë nëna kur i ka pasur një vjet

Magazina
Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Shoferi besnik i Princeshës Diana flet për herë të parë pas 27 vitesh: Më pushuan nga puna pa arsye, po të vozisja unë në natën tragjike ajo sot do të ishte gjallë

Magazina
“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

“Sabrina Carpenter është një bebe ‘nepo’” - Fansat janë habitur pasi zbuluan se këngëtarja ka një teze shumë të famshme

Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Tanea Wallace - muzikantja që ishte në festat e P. Diddyt, rrëfen detaje tronditëse: Aty kishte fëmijë, i detyronin të visheshin si 'Barbie'

Magazina
Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a?

Blerina Kllokoqi Rugova: Me Mendimin u njoha në diskotekë se ku tjetër, a menduat që në bibliotekë a?

Magazina
Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Santiana Maloku shpërndan mesazhet dhe komentet negative, publikon edhe emrin e personit

Magazina
Kalo në kategori