PriForum 2026 - Prifest

PriForum - Best Pitch Competition rikthehet në Prishtinë nga 8 deri më 13 shtator 2026, si një platformë profesionale e PriFest që prezanton projekte të reja filmike nga rajoni para profesionistëve të industrisë.
Në këtë edicion, tetë projekte nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Turqia do të prezantohen para një jurie ndërkombëtare, me mundësi për të fituar çmime, mbështetje profesionale dhe përkrahje konkrete për zhvillimin e mëtejshëm të filmave.
Detajet
Data: 8–13 shtator 2026
Vendndodhja: Prishtinë, Kosovë
Lloji i eventit: Konkurs profesional / Pitch Competition për projekte filmike
Programi?
Në PriForum – Best Pitch Competition 2026 marrin pjesë këto projekte:
- Nobody Loves Sadik – Maqedonia e Veriut
- A Brighter Word Than Bright – Turqi
- Colors Under My Skin – Shqipëri
- Luleborë – Shqipëri
- Ada – Kosovë
- Tozbaba – Turqi
- Last Debt – Kosovë
- The Space Between – Shqipëri
Projektet do të prezantohen nga ekipet e tyre kreative para një jurie ndërkombëtare me profesionistë të industrisë së filmit.
Në kuadër të konkursit ndahen:
- Vanessa Redgrave Award for Best Pitch
- Full Sound Re-recording Mix & Technical Delivery Package – 18,000 euro në natyrë
- Video Post-Production Support – 10,000 euro në natyrë
- Production Equipment Support – 7,000 euro në natyrë
Programi përfshin gjithashtu networking, mundësi për bashkëprodhime dhe zhvillim profesional përmes PriForum.
Arsyet pse duhet të merrni pjesë
- Për të zbuluar projekte të reja dhe zëra premtues të kinemasë rajonale.
- Për të parë nga afër mënyrën se si projektet filmike prezantohen para profesionistëve ndërkombëtarë.
- Për të mësuar më shumë rreth zhvillimit, financimit dhe rrugëtimit profesional të një projekti filmik.
- Për të krijuar kontakte dhe mundësi bashkëpunimi me profesionistë të industrisë së filmit.
- Për të njohur projektet që mund të bëhen pjesë e së ardhmes së kinemasë rajonale.
Informatat tjera për biletat, pjesëmarrësit:
Nuk janë publikuar informata për bileta apo çmimin e pjesëmarrjes.
Për më shumë informata rreth PriForum dhe PriFest:
Email:
info@prifest.net
Webfaqe:
https://prifest.net/









































