Mysafirja speciale e festivalit, ylli i filmit Vanessa Redgrave, do ta prezantojë filmin e saj “Sea Sorrow” dhe do ta pranojë çmimin “Hyjnesha e Artë”, çmim falënderues për mbështetjen e saj të vazhdueshme ndaj festivalit, kinematografisë kosovare dhe gjithë komunitetit artistik.
Jemi vetëm 10 ditë larg fillimit të edicionit të dhjetë të PriFestit! Gjatë javës së festivalit, mes datave 17 dhe 22 korrik, gjithsej 58 filma do të shfaqen në programe të ndryshme garuese dhe jogaruese, ku të përfshira do të jenë 6 premiera botërore, 2 ndërkombëtare, 3 evropiane dhe 14 regjionale.
Shumë mysafirë pritet të jenë pjesë e festivalit, për t’i prezantuar filmat e tyre apo për të qenë pjesë e PriFORUM-it, platformës industriale të zhvillimit të filmit në rajon.
Një nga mysafirët e rëndësishëm të festivalit do të jetë Vanessa Redgrave, aktore britanike fituese e çmimit “Oscar”, Presidente e Bordit të Nderit të PriFest-it, e cila ishte prezente në ceremoninë e hapjes së edicionit të parë të PriFest në vitin 2009, ndërsa tash do të rikthehet pas 10 viteve për ta parë nga afër progresin e këtij festivali
“Ne jemi shumë të lumtur dhe të nderuar që Vanessa Redgrave do të rikthehet në Prishtinë për ta vizituar festivalin tonë. Është një gjë e mrekullueshme! Ajo ishte këtu në edicionin e parë, kur ne kishim nevojë më së shumti për të dhe tash ajo rikthehet këtu për ta festuar me ne një përvjetor të veçantë – një dekadë të PriFest. Për më tepër, ajo në PriFest do ta sjellë filmin e saj të parë të punuar si regjisore, filmin “Sea Sorrow” që vitin e kaluar kishte premierën botërore në Cannes, një film shumë personal e dinamik që trajton temën e krizës globale të refugjatëve. Në shenjë respekti dhe vlerësimi për gjithë përkrahjen e saj ndër vite për komunitetin artistik në Kosovë dhe festivalin, PriFest-i do ta shpërblejë atë me çmimin “Hyjnesha e Artë”.
Ajo ishte me ne kur ne ishim refugjatë në Maqedoni, na vizitoi në kampe dhe na inkurajoi që të qëndronim të fortë. Më pas, ajo u rikthye në Prishtinë në shtator të vitit 1999 për ta organizuar një festival të mrekullueshëm të muzikës dhe teatrit. Ky festival quhej “Kthimi” dhe kishte për qëllim festimin e rikthimit të refugjatëve në shtëpitë e tyre në Kosovë. 10 vite më vonë, ajo u rikthye në ceremoninë hapëse të PriFest-it, për ta hapuar festivalin dhe për ta pranuar rolin ‘Presidente e Bordit të Nderit të festivalit’. Tash ajo po rikthehet përsëri dhe ne jemi shumë të lumtur për këtë vizitë.” – u shpreh Vjosa Berisha, drejtoresha e PriFest-it, me shumë entuaziazëm.
Festivali do të vazhdojë të organizojë shumë aktivitete të ndryshme edhe këtë vit, si programi i projekteve filmike regjionale i quajtur “Best Pitch”, i organizuar nga PriFORUM-i, dhe Prishtina Rendezvous – një aktivitet i dedikuar që distributorët dhe agjentët e shitjes nga e gjithë Evropa të mësojnë më shumë për projektet filmike ballkanike dhe të takojnë filmbërësit nga kjo pjesë e botës. Në PriFORUM do të ketë edhe shumë aktivitete të tjera.
Edhe shumë aktivitete të tjera pritet të mbahen gjatë javës së festivalit, i cili këtë vit e feston një jubilar të vogël, 10-vite ekzistencë.
Për t’u veçuar këtë edicion është fakti që do të shfaqen një numër rekord i prodhimeve të Kosovës, shumica e të cilave janë të mbështetura nga Qendra Kinematografike e Kosovës.
Fokusi gjithashtu do të jetë në promovimin e kapacitetit krijues vendor dhe aktorëve nga Kosova, me qëllim që këta të fundit të kenë mundësi ta fitojnë vëmendjen e distributorëve ndërkombëtarë dhe të mund të sjellin prodhime ndërkombëtare në Kosovë. Në industrinë e filmit në PriFORUM paneli kryesor do të jetë “Kosovo ready to roll” që do të promovojë lokacionet e xhirimit, kapacitetet njerëzore dhe aktorët e Kosovës të gatshëm për projekte filmike ndërkombëtare.
Më poshtë është paraqitur programi i plotë i edicionit të dhjetë të PriFest-it, ndërsa për më shumë informacione vizitoni faqen tonë zyrtare www.prifest.org si dhe na ndiqni në rrjetet tona sociale.
PROJEKSION SPECIAL:
1. “SEA SORROW” – Vanessa Redgrave / 74 min / Angli 2016
ME MYSAFIRE SPECIALE VANESSA REDGRAVE
PROGRAMI GARUES I FILMAVE EVROPIAN:
1. “APOSTASY” – Daniel Kokotajlo / 1h 35 min / Angli, Dramë, 2018 (nga PlayUK)
2. “FOAM AT THE MOUTH” – Janis Nords / 79 min / Letoni, Poloni, 2017
3. “I WAS A DREAMER” – Michelle Vannucci / 97 min / Itali, 2016
4. “WAJIB” – Annemarie Jacir / 96 min / Palestinë, Francë, Gjermani, Kolumbi, Norvegji, Katar, 2017
5. “WHEN THE TREES FALL” – Marysia Nikitiuk / 1h 28 min / Ukrainë, 2018
6. “ANCHOR AND HOPE” – Carlos Marques-Marcet / 111 min / Spanjë, Angli 2017 (LGBTQI)
PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË BALLKANIT (HONEY AND BLOOD):
1. “DIRECTIONS” – Stephan Komandarev / 103 min / Bullgari 2017
2. “THE WITCH HUNTER” – Rasko Miljkovic / 86 min / Serbi, Maqedoni 2018
3. “MEN DON’T CRY” – Alen Drljević / 100 min / Bosnje dhe Herzegovinë, Slloveni, Kroaci, Gjermani 2017
4. “YEAR OF THE MONKEY” – Vladimir Blazevski / 112 min / Maqedoni, Kosovë, Serbi 2018
5. “COMIC SANS” – Nevio Marasović / 103 min / Kroaci 2018
6. “NJË TREGIM PRISHTINE” / “A PRISHTINA STORY” – Burbuqe Berisha / 85 min / Kosova 2018
7. “HISTORI NË ÇATI” / “ROOFTOP STORY” – Gazmend Nela / 75 min / Kosovë, Maqedoni 2017
8. “THE SMELL OF MONEY” – Ahmet Boyacioglu / 99 min / Turqi 2018
9. “ZER” – Kazım Öz / 110 min / Turqi 2017
10. “KTHIMI” / “THE RETURN”(FILM JO-GARUES) – Kastriot Abdyli / 84 min / Maqedoni, Kosovë 2018
PROGRAMI GARUES I FILMAVE TË METRAZHIT TË MESËM:
1. “KLITHMA” / “SCREAM” – Korab Lecaj / 27 min / Kosovë, 2018
2. “MARY” – Juraj Primorac / 29 min / Kroacia, 2017
3. “THE APP” – Thomas Grascœur / 26 min / Francë 2016
4. “THE SERVANTS” – Marwan Khneisser / 25 min / Francë, 2017
5. “CHOCOLATE WIND” – Ilia Antonenko / 23 min / Rusi, 2016
6. “FALLOU” – Alassane Sy / 30 min / Angli, Senegal, 2017
7. “LEGEND OF THE RICE GRAIN” – Lukasz Pethe / 45 min / Gjermani, 2016
8. “A DISCRETION” – Cédric Venail / 50 min / Francë 2017
9. “FLORIAN’S LAST CLIMB” – Harold Chapman / 25 min / Gjermani, 2018
10. “ECLAIR” – Marko Gjokovik / 30 min / Maqedoni, 2016
PROGRAMI GARUES I FILMAVE DOKUMENTARË:
1. “ARCADIA” – Paul Wright / 1h 18 min / Angli, 2017 (nga PlayUK)
2. “THE LAST TAPE” – Cyprien Clément-Delmas, Igor Kosenko / 12 min / Gjermani, 2017
3. “THE UNITY OF BIRDS” – Cruz Lisandro Morena / 29 min / Argjentinë, Meksikë 2017
4. “MR.GAY SYRIA” – Ayse Toprak / 1h 25 min / Turqi, 2017 (LGBTQI)
5. “UPON THE SHADOW” – Nada Mezni Hafaiedh / 1h 20 min / Tunizi 2017
6. “BURKINABÈ RISING: THE ART OF RESISTANCE IN BURKINA FASO” – Iara Lee / 72 min / SHBA, Belgjikë, Burkina Faso
7. “NOTHING IS FORGIVEN” – Vincent Coen, Guillaume Vandenberghe / 1h 1 min / Belgjikë, Francë 2017
8. “THE KITMAN” – Andres Cornejo / 25 min / Ekuador, 2017
9. “MAN MADE” – T Cooper / 1h 38 min / SHBA, 2018 (LGBTQI)
PROGRAMI LET IT BE (PROGRAM JO-GARUES) (LGBTQI):
1. “EVENING SHADOWS” – Sridhar Rangayan / 102 min / Indi, 2018
2. “MARTESA” – Blerta Zeqiri / 98 min / Kosovë, Shqipëri 2017
3. “GOD’S OWN COUNTRY” – Francis Lee / 104 min / Angli 2017 (nga PlayUK)
PLAYUK (BRITANIA E MADHE – SHTET PARTNER) (PROGRAM JO-GARUES)
1. “FILM STARS DON’T DIE IN LIVERPOOL” – Paul McGuigan /105 min / Angli 2017
2. “BEAST“- Michael Pearce / 107 min / Angli 2017
3. “THE PARTY” – Sally Potter / 71 min / Angli 2017
4. “ENGLAND IS MINE” – Mark Gill / 93 min / Angli 2017
PROGRAMI GARUES I FILMAVE STUDENTORË:
1. “THIS MUST BE THE RITUAL” – Robin Lipo / 14 min / Poloni 2016
2. “REENACTMENT” – Jerónimo Atehortúa Arteaga / 25 min / Bosnje & Herzegovinë, Kolumbi 2018
3. “BIG SISTER” – Michal Gassner / 13 min / Izrael 2017
4. “PULSE” – Eyal Tzadik / 13 min / Izrael 2017
5. “MUSTACHELAND” – Ercan Küçük, Esen Tan, Balen Zangana, Oya Aytimur Duman, Emre Güvenç, Fatih Yaşın, Doğacan Güneş Perkün, Ayşe Yörükoğlu, Tilbe Cana İnan, Emre Çücük / 8 min / Turqi 2017
6. “ROOTA” / “THE WHEEL” – Doki Qerimi / 8 min / Kosovë 2018
7. “DIELLI” / “SUN” – Mjellma Istrefi / 12 min / Kosovë, Itali 2018
PROGRAMI I FILMAVE EKSPERIMENTALË:
1. “IN BETWEEN TAKES” – Alexei Dmitriev / 17 min / Rusi 2017
2. “ONE AND MANY” – Jonas Bak / 19 min / Kamboxhia, Angli 2017
3. “AS YOUR WITNESS” – João Pupo / 18 min / Portugali 2018
4. “GALINHAS NO PORTO” – Caio Zatti, Luís Henrique Leal / 20 min / Brazil 2018
IN ALBANIAN (PROGRAM JO-GARUES)
1. “BINI” – Erblin Nushi / 19 min / Kosovë, SHBA 2018
2. “ME FAL” / “FORGIVE ME” – Besim Ugzmajli / 14 min / Kosovë 2018
3. “GJUME DHE DASHURI” / “PLUM IN THE THROAT” – Arsim Haliti / 75 min / Kosovë 2018
4. “ME DASHT, ME DASHT, ME DASHT” / “TO WANT, TO NEED, TO LOVE” – Ilir Hasanaj / 91 min / Kosovë, 2017
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëZarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
G Bani shkon për ta kontrolluar Gjestin teksa po qëndronte nën ujë pa lëvizur në vaskë
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025
Skenën e Gjestit në vaskë e krahasojnë me të saj - reagon Egla Ceno
Dalja e Gjestit, Leo: Nuk besoj që publiku më mori inati për nominimin kokë më kokë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025