Nothing Phone zbuloi së fundmi dizajnin e telefonit të parë, i cili përmban një shpinë transparente, dy kamera dhe njoftime me dritë.

Tani Nothing Phone (1) është shfaqur edhe në disa video, të cilat janë postuar në YouTube nga Rafael Zir dhe Das kan vas, të cilat na japin një pasqyrë edhe më të mirë të telefonit.

Telefoni ka një dizajn të sheshtë, me vija të dukshme për antenat në kornizë, gjë që konfirmon punimin e metalit.

Në të djathtë të kornizës është butoni i energjisë, ndërsa butonat e volumit janë të vendosur në të majtë. Në fund është një port USB-C, si dhe një altoparlant dhe mikrofon.

Ndriçimi duket interesant, por nuk dihet nëse do të aktivizohet vetëm kur të mbërrijnë njoftimet.

Nothing Phone (1) do të prezantohet më 12 korrik dhe mund të presim më shumë informacione rreth telefonit në periudhën e ardhshme. /Telegrafi/