LAJMI I FUNDIT:

Prezantohet iOS 11

Prezantohet iOS 11

Në konferencën e sotme WWDC, Apple ndërmjet tjerash, prezantoi edhe sistemin operativ iOS 11.

Risia e parë ka të bëjë me mesazhet iMessages, të cilat tash sinkronizohen në iCloud. Kjo do të thotë se nëse blini një pajisje të re dhe e lajmëroni në iCloud, të gjitha porositë tuaja iMesseges do të sinkronizohen.


Ka edhe një ngritje të integrimit në të gjitha pjesët e sistemit operativ, është përmirësuar edhe kamera.

Me kombinimin e të gjitha teknologjive aktuale, është përmirësuar edhe mënyra e portretit, e cila tash prodhon fotografi më kualitative, transmeton KosovaPress.

Njëra nga ndryshimet më të mëdha ka ndodhur në qendrën e kontrollit. Tash ka renditje të ndryshme, me detaje të cilat ngjasojnë me telekomandë. Në Apple thonë se kjo renditje është natyrale.

Aty është edhe mënyra e re e hapjes, e cila me një gjest hap hapësirën me lajmërime.

Fotografitë kanë fituar përmirësim në kreacionin e animimeve Live.

Hartat e Apple tash sjellin planet e qendrave tregtare, kryesisht në qytetet amerikane, si dhe terminalet dhe aeroportet më të mëdha të botës.

Car Play është përditësuar me masa të reja të sigurisë, të cilat pamundësojnë leximin e porosive gjatë kohës së vozitjes.

Tregtia në Apple për herë të parë në histori është ri-dizajnuar. Hyrja në tregti tash fillon me “today”, përkatësisht “sot”, pasuar nga lojërat.

Koncepti i ri i tregtimit të aplikacioneve duhet të përmirësojë përvojat e përdoruesve, shpresojnë në Apple.