LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen variantet e ‘Autostradës së Dukagjinit’

Prezantohen variantet e ‘Autostradës së Dukagjinit’

Komiteti Ndërministror për Autostradën që do të lidhë pesë komuna, Istog-Pejë-Deçan-Gjakovë-Prizren, mbajti takimin e vet të radhës me që rast para anëtarëve të këtij komiteti u prezantuan tri variantet e mundshme se nga do të shtrihet traseja e kësaj autostrade.

Ministri Pal Lekaj informoi anëtarët e komitetit se pas konsultimeve publike në komunat përkatëse, do të përcaktohet se me cilin variant do të shkohet tutje.


Varianti i parë ka gjatësi rreth 90 kilometra, e dyta 94 kilometra dhe e treta rreth 96 kilometra. Autostrada e Dukagjinit parashihet të fillojë nga Burgu i Dubravës, kalon nëpër Istog, Pejë, Deçan, Gjakovë dhe i afrohet Rahovecit e Malishevës që të ketë qasje në kyçjen kryesore në autostradën për Prizren.

Për të tria variantet janë zgjedhur korridore që kanë kosto më të ulët për Qeverinë e Kosovës, pa i cenuar parametrat teknik të autostradës, e cila do të jetë e tipit të mbyllur. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Projekte infrastrukturore në vlerë prej 368 mijë euro për Mitrovicën e Veriut - Aliu dhe Atiq nënshkruan memorandumin

Ekonomi
N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

N’BAU krejt i gjen me zbritje këtë javë!

Bau Market
Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Konjufca takoi zv. e MCC, Cameron Alford - biseduan për nisjen e Programit Kompakt multimilionësh për sektorin e energjisë

Ekonomi
Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Relaksim në përjetësi, me “Holiday In 2” t’gjitha i ki

Edil Project
​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Ekonomi
Kalo në kategori