LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen rezultatet e sondazhit Made in Kosova nga Pyper në Konventën e Prodhuesve të Kosovës – rritje e besimit në prodhime vendore!

Prezantohen rezultatet e sondazhit Made in Kosova nga Pyper në Konventën e Prodhuesve të Kosovës – rritje e besimit në prodhime vendore!
Brendet vendore më të njohura nga konsumatorët!

Është mbyllur si një sukses i jashtëzakonshëm Konventa e parë e Prodhuesve të Kosovës e organizuar nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës.

Nga 29 Nëntori u mbajt për herë të parë Konventa e Prodhuesve të Kosovës në Emerald hotel, ku 300 prodhues diskutuan mbi fuqizimin e prodhimeve vendore, thellimit sa më të madh të bashkëpunimit dhe krijimit të partneriteteve të rëndësishme.


Në ditën përmbyllëse të konventës u prezantua platforma “Made in Kosova”, që do të jetë platforma më e kompletuar me informata të rëndësishme për prodhuesit vendorë, që do të ndikojë në forcimin e bashkëpunimit mes prodhuesve vendorë dhe fuqizimit të tyre.

Pamje nga dita e dytë e Konventës së Prodhuesve të Kosovës

Ajo që u quajt “qershia mbi tortë” ishte Pyper, platforma më e avancuar teknologjike për grumbullimin e të dhënave, që me anë të aplikacionit realizoi sondazhin Made in Kosova.

Gjithsejt 1050 respondentë ishin pjesë e sondazhit, të cilët u përgjigjën në 32 pyetje që shfaqën preferencat e tyre dhe mendimin për prodhimet vendore, Made in Kosova.

Rritet shitja e produkteve vendore, pas taksës ndaj Serbisë
Lexo po ashtu Rritet shitja e produkteve vendore, pas taksës ndaj Serbisë

Në cilësinë e drejtorit të Pyper, Vigan Ramadani prezantoi rezultatet, të cilat nxorrën në pah një rritje të besimit për prodhimet vendore.

Vigan Ramadani nga Pyper prezantoi rezultatet e sondazhit për prodhimet Made in Kosova

Kështu, krahasuar me vitin e kaluar, besimi është rritur dukshëm në prodhimet Made in Kosova sipas 68.54% të pjesëmarrësve në sondazh.

Plot 80.38 % e atyre që janë përgjigjur e kanë konsideruar të rëndësishme prejardhjen e produkteve, çka tregon në rritjen e vëmendjes për origjinën e produkteve, e kjo është reflektuar me 63.19% të respondentëve që kanë theksuar qartë se ata u besojnë më shumë prodhimeve vendore.

Një progres në krahasim me vitin e kaluar sipas Pyper është edhe rritja e konsumit familjar të produkteve Made in Kosova, ku 44.14 për qind janë përgjigjur se është rritur dukshëm këtë vit.

Prodhuesit mirëpritën rezultatet nga sondazhi i realizuar!

Se është rritur vetëdija për prodhimet Made in Kosova, e tregon fakti se 88.56% të respondentëve do të zgjedhnin produktet Made in Kosova nëse do të ishte cilësia dhe çmimi i njëjtë në raport me prodhimet e importuara.

Ndërsa, rreth 85% të respondentëve u shprehën se rritja e cilësisë është një faktor kyç për prodhuesit vendor për të konsumuar më shumë prodhimet vendore.

Me këtë prezantim të rezultateve nga Pyper edhe u mbyll Konventa e parë e Prodhuesve të Kosovës, me përkushtimin e fuqishëm të Klubit të Prodhuesve të Kosovës për ta bërë konventën e dytë edhe më masive duke ndikuar në fuqizimin e prodhimeve Made in Kosova.

E për këtë edicion, që është edhe Konventa e parë e Prodhuesve të Kosovës, ndikimi në rritjen e besimit dhe konsumimit të prodhimeve Made in Kosova është i pakontestueshëm, gjë qe e bën këtë organizim nga Klubi i Prodhuesve të Kosovës një sukses të jashtëzakonshëm.

Rezultatet e plota nga sondazhi i Pyper janë të qasshme nga kjo kompani për prodhuesit vendorë, ndërkaq për të marrë pjesë në sondazhe të reja ku mund të fitoni “rollerë” për t’i konvertuar në mbushje telefonike shkarkoni aplikacionin Pyper.

/Telegrafi/


Shkarkoni aplikacionin Pyper – iOS. 

Shkarkoni aplikacionin Pyper – Android.


Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Shije italiane në zemër të Prishtinës - Vapiano hapet së shpejti

Foleja
50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

50 brende botërore dhe 60 kuzhinierë pjesë e panairit Horeca - Frigo Deluxe

Frigo Deluxe
Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Nxitoni, vetëm edhe 4 vende të lira në kursin intensiv për kamerë “From Zero to Hero”

Pixels
Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Drejtori i ANP-së: Zgjatja e pistës zgjidh problemin e fluturimeve

Ekonomi
MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA - zgjidhja e shpejtë dhe e shijshme për pauzat e punës

MEKA HALAL FOOD
Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Kush përfiton nga ulja e çmimit të energjisë elektrike?

Ekonomi
Kalo në kategori