LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen prioritetet e Presidencës austriake të BE-së

Prezantohen prioritetet e Presidencës austriake të BE-së

Shefja e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe ambasadori i Austrisë në Kosovë, Gernot Pfandler, sot do të paraqesin prioritetet e Presidencës së radhës së Austrisë të Bashkimit Evropian.

Prioritetet do të prezantohen në Rezidencën e ambasadorit austriak në Prishtinë.


Njëri nga prioritetet e Austrisë gjatë kryesimit gjashtëmujor me BE-në, do të jenë migracioni dhe afrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

Para Austrisë, Presidencën e BE-së e kryesonte Bullgaria.