LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen në Tetovë çmimet e edicionit të shtatë të ICT Awards (Foto)

Prezantohen në Tetovë çmimet e edicionit të shtatë të ICT Awards (Foto)

Sot në ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore (UEJL) në Tetovë janë prezantuar çmimet prestigjioze për teknologji dhe zhvillim profesional në trevat shqiptare, ICT Awards edicioni i shtatë, njofton Telegrafi Maqedoni.

Përfaqësues të këtij çmimi mbarshqiptar në UEJL u pritën nga përfaqësues të Technology Park, që janë edhe partnerë i këtyre çmimeve për Maqedoni.

Ardian Alaj, përfaqësues i ICT Awards tha se është kënaqësi të prezantohen para studentëve në Tetovë dhe Shkup sukseset e edicioneve të kaluara.

Ardian Alaj gjatë prezantimit në UEJLE/ Foto: Telegrafi.com

“Është projekt që ka traditë në këtë veprimtari. Parku Teknologjik në UEJL na jep mundësi që kompanitë start-up të fillojnë dhe zhvillohen për tre dhe gjashtë muaj. Gjatë tërë vitit ne realizojmë mbi 20 takime në vendbanime të ndryshme në trojet shqiptare për të nxitur inovacionin dhe garimin. Ne si organizatorë nuk marrim pjesë në procesin e vlerësimit, pasi duam të jemi profesional që t’ju lëmë komisionit profesional që të vlerësojnë punën e garuesve. Projektet sociale që kanë lidhje me teknologjinë janë të mirëseardhur në ICT Awards” tha mes tjerash Alaj.

Afati për aplikim me projekte inovative në këtë garë është 30 marsi kurse çmimet që do të jepen janë: Inovacioni i vitit, Mobiliteti i vitit, Diploma e vitit, Ylli në ngritje i vitit, Gruaja në ICT, Shërbimi Publik më i mirë i vitit dhe Siguri kibernetike.

Lista e çmimeve nga ICT Awards/ Foto: ictawards.org

Mbrëmja Gala do të organizohet në përmbyllje me 26 Prill, 2019 ku edhe do tw ndahen çmimet e edicionit të shtatë të ICT Awards. /Telegrafi/

Statistikat e punës së ICT Awards deri tani/ Foto: Telegrafi.com

Për më shumë informata rreth kësaj gare mund të konsultoni ueb faqen zyrtare të ICT Awards

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori