LAJMI I FUNDIT:

Prezantohen ndryshimet e adresuara në Projekt Kodin Civil

Prezantohen ndryshimet e adresuara në Projekt Kodin Civil

Në Ministrinë e Drejtësisë sot janë prezantuar ndryshimet e adresuara në Projekt Kodin Civil.

Në këtë takim kanë marrë pjesë zëvendësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu, zyrtar të kësaj ministrie si dhe përfaqësuesit e Projekt Kodit Civil “EU Funded Civil Code- Phase 2” dhe zyrtarë të tjerë nga Zyra e BE në Kosovë.


Derisa ka folur për rëndësinë e Kodit Civil, zëvendësministri Sallahu theksoi se reforma në drejtësi nënkupton angazhim dhe punë të jashtëzakonshme jo vetëm në hartimin dhe miratimin e ligjeve, por dhe në funksionalizimin dhe zbatimin tyre.

Pjesë e reformës në drejtësi, shtoi Sallahu, është edhe drejtësia civile.

“Vullneti dhe angazhimi maksimal i të gjithë akterëve relevant të përfshirë në këtë proces ka bërë që tani të hymë në një fazë tjetër të konsolidimit të infrastrukturës ligjore, përfshirë edhe Kodin Civil për të cilin është diskutuar në shtatë punëtori paraprake me ç‘rast adresimi i çështjeve të dala nga këto punëtori do të jetë ndihmesë në kompletimin dhe modernizimin e reformës në drejtësinë civile”, tha zëvendësministri Sallahu.

Nga ana tjetër përfaqësuesit e Projekt Kodit Civil “EU Funded Civil Code- Phase 2” nga Zyra e BE në Kosovë, gjatë këtij takimi kanë prezantuar raportin e detajuar me ndryshimet dhe rekomandimet që kanë dalë nga shtatë punëtoritë paraprake për Projekt Kodin Civil.

Në këtë takim përveç ndryshimeve përmbajtjesore të Projekt Kodit Civil janë prezantuar ndryshimet teknike të cilat kanë reflektuar në draft dhe të njëjtat janë harmonizuar.

Ndërkohë, pjesëmarrësit në këtë takim të kryesuar nga Isuf Jahmurataj, u dakorduan për hapat tutje në finalizimin e punës lidhur me Projekt Kodin Civil. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

QUINT-i dhe BE-ja reaguan për moslejimin e vizitës së tij, Musliu publikon deklaratën e partiarkut serb ku dezinformon rreth Kosovës

Lajme
Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Bislimi e cilëson të dështuar takimin për dinarin në Bruksel

Lajme
Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Nënsekretarja amerikane në Beograd, thekson rëndësinë e përparimit drejt normalizimit të marrëdhënieve Kosovë – Serbi

Lajme
PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

PDK i hap rrugë kalimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, zotohet se do t’i votojë në Kuvend

Lajme
Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Aksident me vdekje në Rrugën e Kombit, arrestohet 27-vjeçari nga Prishtina

Lajme
Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Ministria e Jashtme e Shqipërisë thërret ambasadorin serb, kërkohen sqarime për deklaratat e Vulinit

Lajme
Kalo në kategori