LAJMI I FUNDIT:

Preteni: Në Kosovë nuk ka korrupsion, ka krim të organizuar dhe mafiozë

Preteni: Në Kosovë nuk ka korrupsion, ka krim të organizuar dhe mafiozë

“Alternativa” kërkon nga Kuvendi i Kosovës që të realizojë misionin e mbikëqyrjes dhe të ftohen në raportim zyrtarët e agjencive të pavarura.

Përfaqësues të kësaj partie thonë se duhet të hiqet dorë nga praktika e ndryshimit të ligjeve, meqë ligjet nuk mund të ndryshohen pa ekspertizë.

Në një konferencë për media, anëtari i kryesisë së Alternativë, Hasan Preteni tha se politika e ka kap gjyqësorin, dhe arrestimet që janë bërë kanë pas qëllim ‘manipulimin’ se në Kosovë po luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Sipas Hasan Pretenit, në Kosovë ka krim të organizuar dhe shumë institucione bashkëpunojnë në kryerjen e veprimeve të tilla.

“Ka pas një element shumë bindës se si politika e ka kap gjyqësorin, flasin edhe disa fakte. Ka qenë një kohë kur ka pas arrestime bombastike kur kamerat janë pozicionuar para institucioneve duke pritur se si titullarët e tyre do të dalin me pranga dhe asnjëri, as në aeroport, as në BQK, asnjëri prej tyre nuk është dënu. Ka dalë që i ka pengu dikujt në skenë dhe ka shkelë dinjitetin dhe integritetin e tij personal, dhe më pas nuk ka ndodh asgjë. Në dhjetor ishin tre arrestime bombastike, por ato ndodhen duke tentuar të ‘mashtrohet’ Brukselin se Kosova po e lufton korrupsionin dhe ne i meritojmë vizat, kur e panë që nuk kaloi as ajo, se lufta kundër korrupsionit, kundër krimit të organizuar. Them se në Kosovë nuk ka korrupsion, ka krim të organizuar. Ka mafiozë, ku shumë institucione, shumë titullarë mirren vesh bashkërisht për të kryer një veprim”, tha ai, raporton KP.

Alternativa konsideron se ligjet po ndryshohen pa asnjë analizë, dhe kjo po bëhet me qëllim që të krijohet përshtypja që po luftohet korrupsioni.

Sipas Pretenit, sa herë që ndryshohen ligjet, ato janë më regresive se parapraket.

Ai tha se Alternativa do të kërkojë që ligjet mos të ndryshojnë pa ekspertizë. Sipas tij, mungon transparenca dhe llogaridhënia.

Preteni tha se Kuvendi duhet të ftojë në raportim të gjitha institucionet e pavarura.

“Alternativa gjithashtu kërkon nga Kuvendi që të realizojë misionin e vet të mbikëqyrja, të gjithë të ftohen në raportim, jo vetëm në komisione, jo vetëm Avokati i Popullit dhe Auditori, por të gjithë, janë më shumë se 50 institucione të pavarura, titullarët e të cilëve duhet të vijnë dhe tu nënshtrohen kontrollit, edhe të qytetarit edhe të Parlamentit”, tha ai.

Alternativa kërkon të ketë rend dhe rregull tek prokuroritë, dhe organizim në gjykata e prokurori./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Një derë e re për drejtësi: Si do të mund t'i drejtohen kosovarët Gjykatës së Strasburgut?

Drejtësi
Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Gjendet në një humnerë personi i raportuar si i zhdukur në Prevallë

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Juristat e UP-së të tretët në botë në garën ndërkombëtare për drejtësi

Arsim
Kalo në kategori