LAJMI I FUNDIT:

Pretendonte se ishte profet, burri në Pakistan qëllohet për vdekje në gjykatë

Pretendonte se ishte profet, burri në Pakistan qëllohet për vdekje në gjykatë

Një burrë pakistanez që ishte në gjyq për blasfemi pasi ai pretendoi se ishte profet u qëllua për vdekje të mërkurën në një sallë gjyqi në qytetin verior të Peshawar.

Sipas bbc, përcjell Telegrafi, Tahir Ahmad Naseem u vra nga një njeri i cili bërtiti se ai ishte një “armik i Islamit” para se të hapte zjarr.


Blasfemia dënohet me vdekje në Pakistan, megjithëse askush nuk është ekzekutuar për të.

Sidoqoftë, akuzat për blasfemi shpesh kanë çuar në sulme të dhunshme.

Ndërkohë disa pamje të shpërndara thuhet se tregojnë se si trupi i Naseem u rrëzua mbi ulëset e gjykatës.

Personi që vrau Naseemin është identifikuar vetëm si Khalid dhe nuk ishte e qartë se si Khalid solli një armë në gjykatë. /Telegrafi/