Pretendoi se është djali i Jay-z, i rrëzohet përfundimisht kërkesa nga gjykata për të kërkuar test prindëror nga reperi

Një padi për atësi e ngritur nga një burrë që pretendonte se është djali i Jay-Z-s — Rymir Satterthwaite — është rrëzuar përfundimisht.
Sipas dokumenteve të siguruara nga Page Six të mërkurën, një gjykatës në Kaliforni pranoi kërkesën e reperit për të rrëzuar padinë federale për prindësi, e cila ishte depozituar më herët këtë vit nga kujdestarja ligjore dhe ndihmësja ligjore Lillie Coley.
Megjithëse Satterthwaite ka pretenduar vazhdimisht se është djali i magnatit të muzikës, vendimi i gjykatës do të thotë se 30-vjeçari nuk mund të depozitojë më të njëjtën padi apo të kërkojë teste prindërore nga Jay-Z — i njohur gjithashtu si Shawn Carter — lidhur me këtë çështje.

Në dokumentet gjyqësore, Satterthwaite pretendonte se reperi i këngës “99 Problems” kishte ngelur shtatzënë nënën e tij të ndjerë, Wanda Satterthwaite, në vitet ’90 — duke e bërë Carter babain e tij biologjik.
Carter ka mohuar vazhdimisht se është babai i Rymir.
Rymir më parë kishte deklaruar se po tërhiqte padinë federale për prindësi.
“Unë e tërhoqa çështjen time”, tha Rymir në një postim në Instagram më 27 korrik, duke shtuar se po e linte padinë pasi kishte shumë “gjëra që po ndodhnin prapa dyerve të mbyllura”.








































