LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani uron besimtarët ortodoksë: Pashkët manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore

Presidentja Osmani uron besimtarët ortodoksë: Pashkët manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (Foto: Ridvan Slivoa/Telegrafi)

Presidentja e Republikës së Kosovës, dr. Vjosa Osmani – Sadriu, ka uruar të gjithë besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

Presidentja Osmani ka thënë se ringjallja, ringritja dhe shpresa janë elementet kryesore të kësaj feste, e cila edhe këtë vit po kremtohet në rrethana jo të lehta për secilin prej nesh.

“Nëpërmjet solidaritetit dhe urimeve virtuale, sot besimtarët do të mund ta përçojnë mesazhin e Pashkëve, duke respektuar masat anti-Covid dhe duke uruar që festimi i radhës nuk do të na gjejë të distancuar fizikisht”, ka thënë Osmani.


Më tej, në urimin e saj, Presidentja Osmani ka theksuar se festat si kjo janë manifestim i vlerave tona të përbashkëta njerëzore, humanizmit e solidaritetit me të cilat çdo betejë fitohet, ngjallet shpresa për të ardhmen!

“Në këtë ditë feste, duhet t`i kujtojmë ata që po bëjnë të pamundurën për t’i zvogëluar humbjet dhe dhimbjet nga pandemia. Kremtet tona tradicionalisht janë shquar për solidaritet të ndërsjellë. Në këtë ditë, uroj që paqja dhe respekti të mbretërojë në secilën familje”, ka thënë  Osmani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Problemet teknike, nis rinumërimi i të gjitha kutive të votimit

Lajme
Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Rama i drejtohet SPAK: Mos bëni gabim të kërkoni telefonin tim

Lajme
Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Raportohet për një person të vrarë në Skenderaj

Kronika e Zezë
Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Analisti malazez për fjalimin e Osmanit në Uashington: 12 minutat më së miri të shfrytëzuara ndonjëherë nga një politikan

Lajme
KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

KQZ përditëson rezultatet pas numërimit të 99.53% të votave, LVV me ngritje të lehtë

Lajme
Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Haziri: LDK ka pasur zot shtëpie dhe ka lënë rend shtëpie, pa LDK-në nuk shkaktohen procese dhe as nuk mbyllen procese

Lajme
Kalo në kategori