LAJMI I FUNDIT:

Presidentja Osmani udhëtoi për Portugali, merr pjesë në përurimin e shtatores së Nënës Terezë

Presidentja Osmani udhëtoi për Portugali, merr pjesë në përurimin e shtatores së Nënës Terezë

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, sot ka udhëtuar në vizitë pune në Portugali.

Presidenca njofton se gjatë qëndrimit në këtë shtet, Presidentja Osmani do të takohet me presidentin e Potugalisë, Marcelo Rebelo de Sousa dhe me kryeministrin, Antonio Costa.


“Me ftesë të Web Summit, Presidentja Osmani e shoqëruar nga delegacioni i bizneseve kosovare në fushën e ICT-së, do të jetë folëse në këtë samit, i cili konsiderohet ngjarje kryesore e teknologjisë në botë”, thuhet tutje në njoftim.

Në kuadër të vizitës në Portugali, Presidentja Osmani dhe kryetari i Lisbonës, Carlo Moedas do ta përurojnë shtatoren e Nënë Terezës, e vendosur në qendër të kryeqytetit të Portugalisë./Telegrafi/