Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka ngushëlluar familjen për vdekjen e producentes Vjosa Berisha.

Në një deklaratë të bërë, ajo tha se Berisha ishte model i gruas së guximshme e stoike.


Osmani tutje thekson se regjisorja e njohur ka dhënë një kontribut të madh në industrinë e filmit.

Më poshtë ua sjellim deklaratën e plotë:

“Me dhimbje të thellë pranova lajmin për ikjen e hershme të producentes së filmave, znj.Vjosa Berisha. Ajo ishte jo vetëm një profesioniste e shquar, por edhe model i gruas së guximshme e stoike, ndaj e tillë do të mbetet në kujtesën tonë. Kontributi i saj në industrinë e filmit është i çmuar. Ajo la pas një festival filmi, të cilin e bashkëthemeloi dhe i cili do të mbetet simbol me të cilën do ta kujtojmë përherë. Ju përcjell ngushëllimet e mia më të sinqerta familjes, miqve dhe komunitetit kulturor! Në këto çaste të vështira për ju, bashkëndjej me Familjen Berisha! I përhershëm qoftë kujtimi për znj.Vjosa Berisha”. /Telegrafi/

Screenshot 4 55 Foto: Screenshot/Instagram