LAJMI I FUNDIT:

Presidentja e Greqisë telefonon dhe falenderon shqiptaren që qepi 600 maska

Presidentja e Greqisë telefonon dhe falenderon shqiptaren që qepi 600 maska
Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropolu

Presidentja e Greqisë, Katerina Sakellaropolu ka telefonuar dhe falenderuar një emigrante shqiptare që bëri bujë në media pak ditë më parë me gjestin e saj human duke qepur rreth 600 maska kirugjikale, të cilat ia dhuroi spitalit në qytetin Grevena.

Shqiptarja që jeton e punon prej 21 vitesh në Grevena, Elona Agolli, e cila ka një punishte rrobaqepsie dhe një dyqan veshjesh, mori një telefonate nga Spitali i Grevena ku u pyet nëse mund të bënte 600 maska.


Gruaja me origjinë nga Korça, pa u menduar shumë e pranoi këtë gjë dhe arriti ta plotësonte këtë kërkesë. Zyrtari i spitalit kërkoi t’i jepte asaj një çmim për copë. Por, Elona nuk e mendoi për asnjë moment.

Elona Agolli

“Kam dëgjuar gjithmonë në lajme se ka mungesë të maskave në spitalet që mjekët dhe infermierët po kërkojnë vazhdimisht sepse kanë mbaruar. Unë i thashë menjëherë se nuk i dua paratë dhe t’i jepja maskat në spital dhe për ata punëtorë që kishin nevojë. Atëherë më thanë që do të më dërgonin pëlhurën dhe unë kërkova një mostër që e kisha modeluar”, tha Elona.

Ajo bëri një model, preu pëlhurën që kishte furnizuar më parë në spital, dhe i hyri punes. Siç thotë ajo iu u deshën nëntë ditë për të përfunduar 600 maskat./Vizion Plus

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori