Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, është ndaluar të largohet nga vendi, pasi politikanët e opozitës akuzuan partinë e tij për organizimin e një “grusht shteti të dytë” pas shpalljes së gjendjes së luftës.
Bae Sang-up, një komisioner i shërbimeve të imigracionit në ministrinë e Drejtësisë, konfirmoi gjatë një seance parlamentare se Yoon ishte subjekt i një ndalimi udhëtimi.
Bëhet e ditur se përpjekja e Yoon për t’i dhënë fund sundimit civil zgjati vetëm gjashtë orë pasi ligjvënësit u përleshën me ushtarët në ndërtesën e parlamentit përpara se të votonin për heqjen e urdhrit.
“Ky është një akt i paligjshëm, antikushtetues i një kryengritjeje të dytë dhe një grusht shteti të dytë”, tha Park Chan-dae, drejtuesja e partisë opozitare Demokratike.
Sipas kushtetutës së Koresë së Jugut, presidenti mbetet kreu i qeverisë dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë, përveç nëse ai ose ajo është i paaftë ose jep dorëheqje, shkruan the Guardian, përcjell Telegrafi.
Politikanët e Partisë së Pushtetit Popullor (PPP) kanë pohuar se Yoon mund të vazhdojë si president ndërkohë që i delegon kompetencat e tij kryeministrit.
Ndërsa, partitë e opozitës janë zotuar të paraqesin një tjetër mocion fajësimi këtë javë.
Siç raportohet, tani policia po shqyrton vendosjen e ndalimit të udhëtimit jashtë shtetit për Yoon dhe po heton përpjekjen e tij të dështuar për të vendosur ligjin ushtarak.
Të shtunën, Yoon kërkoi falje për përpjekjen e tij jetëshkurtër për të vendosur ligjin ushtarak dhe premtoi se do të përballej me çdo pasojë ligjore ose politike, disa orë përpara se parlamenti të votonte për shkarkimin e tij.
Ai tha se “i vinte keq” për vendimin, për të cilin tha se lindi nga dëshpërimi dhe premtoi se nuk do të përpiqet të vendosë ligjin për herë të dytë.
Tre parti opozitare ngritën ankesë kundër Yoon, ish-ministrit të tij të Mbrojtjes Kim Yong-hyun dhe komandantit të ligjit ushtarak Park An-su, duke i akuzuar ata për kryengritje.
Krimi i udhëheqjes së kryengritjes dënohet me vdekje ose me burgim të përjetshëm. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Goditja e parë e administratës Trump për Kroacinë – i refuzohet hyrja në një organizatë të rëndësishme

Kishte një kërcënim për bombë, policia evakuoi stacionin kryesor të trenit në Vjenë – mediat sjellin detaje dhe pamje

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj “Rivierës së Gazës” të Trump

Zelensky thotë se "fundi i luftës është shumë, shumë larg" – vjen reagimi i Trump

Shtëpia e Bardhë thotë se Trump pas ndërprerjes së takimit me presidentin ukrainas, kishte ngrënë ushqimin e dedikuar për Zelenskyn

Dy të vdekur dhe disa të lënduar - momenti kur kalimtarët vrapojnë të tmerruar pasi makina përplaset me turmën në Mannheim të Gjermanisë

"Çizmet në tokë dhe aeroplanët në ajër" - plani katër pikësh i Britanisë së Madhe për të garantuar paqen në Ukrainë

Zbulohet se çfarë do të ndodhte me Hamasin, sipas planit alternativ të Egjiptit ndaj "Rivierës së Gazës" të Trump

Kompania izraelite ia ndalon Serbisë përdorimin e softuerit për spiunim, pasi e përdori kundër gazetarëve dhe aktivistëve

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Disa nga këngët e Unikkatilit me të vëllanë, i cili u gjet pa shenja jete në Prishtinë - kanë bashkë hite të pavdekshme

Bashkatdhetarët votuan me disa fletëvotime të zgjedhjeve të 2021-ës

A mund të sigurojë Evropa paqen në Ukrainë, pa SHBA-në?

Man Utd po shpreson ta rikthejë në ekip lojtarin të cilin e larguan para pesë viteve

Numërohen gjysma e votave të ardhura me postë, LVV e para në 8 komuna, pasojnë LDK dhe PDK

Kompania norvegjeze ndërpret furnzimin me karburant për forcat amerikane për shkak të politikës së SHBA-së ndaj Ukrainës