LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ukrainas thotë se po përgatitet një grusht-shtet kundër tij

Presidenti ukrainas thotë se po përgatitet një grusht-shtet kundër tij

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, tha të premten se një grup ukrainas dhe rus po planifikonin një grusht shteti kundër tij në fillim të dhjetorit.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, duke folur në një konferencë shtypi, Zelensky tha se grushti i shtetit po planifikohej për 1 ose 2 dhjetor dhe se ka audio të komplotuesve ukrainas dhe rusë që diskutojnë planin.


Kremlini hodhi poshtë pretendimin e Zelenskyt se Rusia është e përfshirë në komplotin e një grusht shteti në Ukrainë.

“Rusia nuk ka pasur kurrë ndonjë plan për të marrë pjesë. Në përgjithësi, Rusia nuk është përfshirë kurrë në një gjë të tillë”, tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

Manovra kufitare

Për javë të tëra, zyrtarët perëndimorë kanë shprehur shqetësim në rritje për aktivitetin ushtarak të Moskës në kufirin ukrainas – derisa SHBA po konsideron implementimin e sanksioneve në rast se Rusia pushton Ukrainën.

“Ne nuk e dimë se cilat janë qëllimet e presidentit [Vladimir] Putin, por ne e dimë se çfarë ka ndodhur në të kaluarën”, tha Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, gjatë një udhëtimi në Senegal javën e kaluar.

Kreu i Agjencisë së Inteligjencës Mbrojtëse të Ukrainës, gjeneral brigade Kyrylo Budanov, i tha gazetës amerikane të mbrojtjes Military Times se Rusia po rrit nivelin e trupave dhe sistemet e armëve në Krime për një ofensivë që mund të vinte në çdo kohë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Djali i Netanyahut publikon videon ku shihet një ushtar izraelit që kërcënon për kryengritje, reagon ushtria e Izraelit

Botë
Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Të shtëna midis Izraelit dhe Egjiptit, vritet një egjiptian

Botë
Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Gjermania forcon të drejtat e të huajve pa nënshtetësi, shkak bëhet një djalë nga Kosova

Botë
Sulmet në Rafah janë 'të tmerrshme' dhe Gaza është 'ferr në tokë' – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Sulmet në Rafah janë 'të tmerrshme' dhe Gaza është 'ferr në tokë' – publikohen pamje që tregojnë shkatërrimin

Botë
Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar

Shtetet baltike bashkohen me Norvegjinë, Finlandën dhe Poloninë për të ndërtuar "murin kundër dronëve të Rusisë"

Botë
Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Një ‘rekord humbjesh ditore’ u mposht tri herë në dy javët e fundit teksa Rusia humbi gjysmë milioni trupa në Ukrainë - thotë Kievi

Botë
Kalo në kategori