Me ftesën e presidentit Donald Trump, Rexhep Taip Erdogan do të udhëtojë nesër për në Shtetet e Bashkuara, ku do të zhvillojë një vizitë dyditore.

Takimin bilateral me Trump, presidenti Erdogan do ta zhvillojë pasnesër, ku do të bisedojnë për çështje globale dhe regjionale, veçanërisht për Sirinë, thuhet në komunikatën e Qendrës Turke për komunikime, transmeton Telegrafi.

“Palët do të diskutojnë se si solidariteti, bashkëpunimi dhe koordinimi kundër terrorizmit mund të forcohen edhe më shumë”, thuhet në deklaratën e shpërndarë.

Gjatë vizitës, Erdogan do të mbajë një fjalim edhe për komunitetin e biznesit, të organizuar nga Dhoma e Tregtisë së Shteteve të Bashkuara.

Sipas itinerarit të tij, Erdogan do të vizitojë Qendrën Diyanet me bazë në Maryland – një qendër e cila koordinon me Drejtorinë e Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet) – dhe do të takojë anëtarët e komunitetit turk dhe mysliman.

Vizita vjen pas marrëveshjes së 17 tetorit, kur Turqia kërkoi që të largohen anëtarët e grupit YPG / KPK, ndërsa u arrit edhe marrëveshja lidhur me ndalimin e sulmeve në Siri. /Telegrafi/