LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Trump kërcënon importet kineze me 200 miliardë dollarë taksa

Presidenti Trump kërcënon importet kineze me 200 miliardë dollarë taksa

Presidenti amerikan, Donald Trump, bërë të ditur qëllimin e tij për të taksuar 200 miliardë dollarë importe kineze, në vlerën 10 për qind, si kundërpërgjigje për masat kineze të njoftuara pas taksave të para doganore amerikane të publikuara të premten.

“Masa shtesë duhet të merren për të nxitur Kinën që të ndryshojë praktikat e padrejta dhe për të hapur tregun e saj për mallrat amerikane”, theksoi ai në një komunikatë të publikuar nga Shtëpia e Bardhë, përcjell Telegrafi.


“Kina nuk ka asnjë qëllim të ndryshojë praktikat e paligjshme të blerjes së pronës intelektuale dhe teknologjisë amerikane”, u shpreh Trumpi me keqardhje duke shtuar se gjiganti aziatik ka vendosur të kërcënojë kompanitë, punonjësit dhe fermerët e SHBA-së.

Trump theksoi që në rast se Kina do të rriste sërish tarifat doganore, atëhere administrata amerikane do të aplikonte taksa për 200 miliardë dollarë importe kineze.

“Marrëdhëniet tregtare mes SHBA-së dhe Kinës duhet të jenë më të drejta”, theksoi Presidenti Trump.

Uashingtoni synon të detyrojë Pekinin që të reduktojë deficitin tregtar amerikan prej 200 miliardë dollarësh. /Telegrafi/