Presidenti amerikan Donald Trump po këmbëngul në pretendimet e tij se hetimi për procesin e shkarkimit është një tjetër episod në një sagë të gjatë të kundërshtarëve të tij politikë për të mos ta lejuar atë që të fitojë zgjedhjet e vitit 2020 dhe për të përmbysur presidencën e tij.
Një ditë pasi ligjvënësit demokratë demokratë mbyllën një javë të dytë me dëshmi publike nga zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë dhe zyrtarë të tjerë të administratës, presidenti i përsëriti akuzat kundër demokratëve në një intervistë njëorëshe telefonike me një program të kanalit Fox News.
Zoti Trump përsëriti pretendimet se demokratët vunë në shënjestër fushatën e tij që nga fillimi, duke shprehur dyshime se Shtëpia e Bardhë nën Presidentin Barack Obama, ishte e përfshirë në këto përpjekje.
“Ke të bësh me nivelet më të larta të qeverisë. Ata përgjonin fushatën time”, tha zoti Trump.
Presidenti edhe më parë ka bërë akuza sipas së cilave Shtëpia e Bardhë e Presidentit Obama, kishte përgjuar telefonat e zyrtarëve të fushatës së Presidentit Trump, pa dhënë prova. Departamenti i Drejtësisë pritet të nxjerrë një raport më 9 dhjetor për të hetuar se si filloi hetimi i FBI-së për ndërhyrjen e Rusisë në zgjedhje.
Ndërhyrja e Rusisë në zgjedhjet e vitit 2016, vazhdon të jetë në fokusin e Presidentit që ka shprehur dyshime për përfundimet e komunitetit amerikan të zbulimit se Moska ishte e vetmja përgjegjëse. Zoti Trump vazhdon të këmbëngulë se një kompani ukrainase luajti rol për mbajtjen e një serveri me informacion nga fushata presidenciale e Hillary Clintonit. Ai tha në intervistën e së premtes se po i kërkonte presidentit ukrainas informacion për atë teori:
“Ata e kanë serverin. Dua ta shoh atë server dhe FBI-ja akoma nuk e ka marrë. Një kompani ukrainase e ka serverin. Për këtë ishte telefonata me Zelensiy-n. Ne duam të shohim nëse ka korrupsion”, tha ai.
Të enjten, Fiona Hill, ish eksperte e lartë për Rusinë në Këshillin e Sigurisë Kombëtare paralajmëroi në seancën publike në Kongres, se përsëritja e teorisë së hedhur poshtë se Ukraina ishte pas ndërhyrjes në zgjedhje, i shërbente fushatës ruse të disinformimit.
“Kjo është një përralllë që është sajuar dhe përhapur nga vetë shërbimet ruse të sigurisë. E vërteta e hidhur është se Rusia ishte fuqia e huaj që në mënyrë sistematike sulmoi institucionet demokratike në vitin 2016”.
Hapat e mëtejshme
Këtë javë dëshmitarë të shumtë raportuan se aleatët e zotit Trump, avokati personal i tij Rudy Giuliani dhe ambasadori amerikan në BE, Gordon Sondland, bënë një fushatë presioni ndaj Ukrainës.
Komisioni juridik i Dhomës së Përfaqësuesve do të përpilojë dhe votojë për nenet e kërkesës për shkarkim para se të votojë gjithë dhoma me shumicë demokrate, dhe mës pas do të mbahet një gjyq siç quhet në senatin me shumicë republikane.
Në një telefonatë në fund të korrikut me Presidentin Zelenskiy, zoti Trump i kërkoi udhëheqësit ukrainas “një favor”, hetimin e ish-nënpresidentit Biden, punën e djalit të tij Hunter Biden në një kompani ukrainase të gazit natyror dhe një teori tashmë të pavërtetuar se ishte Ukraina që kishte ndërhyrë në zgjedhjet e vitit 2016 të fituara nga Presidenti Trump e jo Rusia, siç konkludoi komuniteti i inteligjencës amerikane. /VOA/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zelensky i gatshëm të heq dorë nga posti i presidentit në këmbim të paqes në Ukrainë

Britania e Madhe do të shpallë paketën më të madhe të sanksioneve kundër Rusisë

Rregullat e reja të qirasë së plazheve godasin rëndë Ulqinin

Ukraina do të nisë punën për finalizimin e marrëveshjes për mineralet me SHBA-në, thotë kryetari i Parlamentit

A është Gjermania në prag të një kthese politike?

Votuesit gjermanë kanë dalë në numër më të madh krahasuar me vitin 2021

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë