Në qendër të diskutimeve të dy sesioneve plenare do të jenë çështje të politikës rajonale ekonomike dhe energjetike, por dhe çështje të ruajtjes së stabilitetit e prosperitetit në Evropën Qendrore e më gjerë.

Kreu i Shtetit shqiptar, Bamir Topi, në fjalën përshëndetëse që do të mbajë me këtë rast, do të vërë në dukje arritjet e Shqipërisë gjatë dy dekadave të fundit, rolin dhe kontributin e saj të vazhdueshëm për forcimin e paqes, miqësisë dhe bashkëpunimit rajonal, si dhe do të evidentojë projektet e së ardhmes së vendit tonë, reformat ekonomike dhe synimet për konsolidimin e mëtejshëm të sistemit demokratik.


Gjatë punimeve të Takimit të 17-të të Presidentëve të Shteteve të Evropës Qendrore në Varshavë, Presidenti Topi pritet të zhvillojë takime dypalëshe me krerë shtetesh të vendeve pjesëmarrëse në këtë aktivitet./Telegrafi/