LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Thaçi takoi presidenten e Estonisë

Presidenti Thaçi takoi presidenten e Estonisë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka zhvilluar sot një takim me presidenten e Estonisë, Kersti Kaljulaid.

Si dy vende të reja që marrin pjesë në Lojërat Olimpike Dimërore, presidenti Thaçi dhe ajo Estoneze, Kaljulaid i kanë uruar njëri-tjetrit fat të ekipeve olimpike gjatë garave, që po zhvillohen në Kore të Jugut.


Në këtë takim, presidenti Thaçi dhe presidentja Kaljulaid kanë biseduar edhe për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit bilateral, të integrimeve euroatlantike, njofton Telegrafi.

Duke folur për bashkëpunimin bilateral, presidentja e Estonisë, Kersti Kaljulaid ka shprehur vullnet për të përkrahur Kosovën në fushën e digjitalizimit, transparencës dhe qeverisjes elektronike.

Presidenti Thaçi ka kërkuar vazhdimin e mbështetjes së Estonisë në rrugëtimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian. Ai ka thënë se anëtarësimi i rajonit në BE duhet të ndodh në pako.

Ata janë pajtuar të gjitha kontestet ndërfiqnjësore duhet të jenë të zgjidhura plotësisht para se një anëtar të hyjë në BE. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Theret me thikë një person te Liqeni i Batllavës në Orllan

Kronika e Zezë
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori