LAJMI I FUNDIT:

Presidenti premton stadium të ri për përfaqësuesen e Kosovës (FOTO)

Presidenti premton stadium të ri për përfaqësuesen e Kosovës (FOTO)

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, përmes një postimi në Facebook, ka premtuar përsëri ndërtimin e një stadiumi të ri për përfaqësuesen e Kosovës pas anëtarësimit të Federatës së Futbollit të Kosovës në FIFA e UEFA.

Lexojeni të plotë postimin e Thaçit:


“Pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, kombëtares së Kosovës i duhet një vend dinjitoz për zhvillimin e garave ndërkombëtare. Do të bëjmë çmos, që sa më parë të fillojë ndërtimi i stadiumit të ri në kryeqytet, me kapacitet prej 30 mijë ulëse, i prezantuar kohë më parë. Vetëm kështu, anëtarësimi në UEFA dhe FIFA merr kuptim”, ka shkruar Thaçi, duke i bashkangjitur postimit një fotografi të maketës se si do të dukej stadiumi.

stadiumi

Të njëjtin premtim e kishte dhënë edhe në një mbledhje të Qeverisë e mbajtur në mars të vitit 2013. Në atë kohë pati kërkuar veprime konkrete prej dy ministrave të Qeverisë.