LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta: Kosova dha shembullin e shkëlqyer të solidaritetit dhe vëllazërisë

Presidenti Meta: Kosova dha shembullin e shkëlqyer të solidaritetit dhe vëllazërisë

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta ka falënderuar popullin e Kosovës për solidaritet me Shqipërinë pas tërmetit shkatërrimtar.

Meta, në një linjë telefonike në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini, ka thënë se Shqipëria ka qene e goditur nga tërmetet edhe para se ai të bëjë një paralajmërim për të ngritur masat në mënyrë që të përballen më situata të tilla më me efikasitet.


“Kjo tani më nuk është e rëndësishme. E rëndësishme është që të shpëtojmë çdo shqiptarë që është nën rrënoja”.

Presidenti i Shqipërisë ka thënë se Kosova ka qenë e para që është përgjigjur në mënyrë shembullore në të gjitha drejtimet.

“Padyshim që Kosova ka dhënë shembullin e shkëlqyer të solidaritetit dhe vëllazërisë”.

Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës akuzon institucionet e Shqipërisë: E palogjikshme që një tërmet i tillë të shkaktojë aq shumë dëme
Lexo po ashtu Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës akuzon institucionet e Shqipërisë: E palogjikshme që një tërmet i tillë të shkaktojë aq shumë dëme

Meta ka përmendur edhe ndihmën materiale që ka dhënë Qeveria e Kosovës  duke e konsideruar si “shumë të çmuar dhe e vlerësuar”.

Korporata 'Dukagjini' ndan 20 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti
Lexo po ashtu Korporata 'Dukagjini' ndan 20 mijë euro për familjet e prekura nga tërmeti

I pari i Shqipërisë ka falënderuar edhe bizneset e Kosovës për solidaritet me popullin e prekur nga pasojat e tërmetit./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Zyrtare: Kosova aktualisht nuk është në agjendën e mbledhjes së Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës

Lajme
Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Zbulohet receta e dhënë nga mjeku neuropsikiatër për nënën që u vetëvra me 3 fëmijët në lumin Buna

Lajme
Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Deputeti i PDK akuzon ministrin Sveçla: Ka ndërmarrë veprime në veri pa e pyetur fare drejtorin e Policisë

Siguri
Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Pas Danimarkës edhe Austria planifikon marrëveshje që të burgosurit të vuajnë dënimin në Kosovë

Lajme
Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Kalo në kategori