LAJMI I FUNDIT:

Presidenti Meta i jep tjetër afat Ramës për zgjedhjet

Presidenti Meta i jep tjetër afat Ramës për zgjedhjet

Presidenti Ilir Meta nga qyteti i Durrësit ironizoi kryeministrin Edi Rama në lidhje me zgjedhjet e 13 tetorit, duke thënë se është i gatshëm që të ndryshojë datën por jo përpara 17-18 tetorit, ku dhe do të jepet vendimi për hapjen ose jo të negociatave të Shqipërisë për anëtarësimin e saj në BE.

“Kryeministri që e percepton si datë tersi 13 tetorin dhe dua ta siguroj atë dhe gjithë se e vetmja datë që mund ta ndikoj dhe që është shumë e rëndësishme për shqiptarët është 17-18 tetori, kur udhëheqësit e BE do të vendosin për po ose jo për Shqipërinë. Të gjithë e kemi të qartë se me mik shumë të fortë, vendimi për negociatat u shty për në vjeshtë.


Është e domosdoshme që të jemi të përgjegjshëm përpara shqiptarëve, të paktën unë si President, por edhe zoti Rama si kryetari i qeverisë dhe maxhorancës aktuale, Basha si kryetar i opozitës se nëse përpara kësaj date nuk arrijmë të organizojmë zgjedhje gjithëpërfshirëse ose për të gjetur një formulë për zgjidhjen e krizës, provimi i vjeshtës është i pakalueshëm.

Në vend që të gjejmë një zgjidhje sa më parë, që kur më 10 qershor firmosa dekretin për shfuqizimin e 30 qershorit, të mos humbasim asnjë sekondë nga sot e në vazhdim. 17-18 tetori do ikë dhe do vijë 19 tetori dhe pas kësaj datë shqiptarët nuk duan të dëgjojnë justifikimet e askujt. E vetmja datë që nuk ndikoj dot është 17-18 tetori. Së dyti jam fleksibël, nëse i ka dalë ters në filxhan, i premtoj se mund t’i ndryshojmë një datë, por jo përpara 17-18 tetorit. E pres m padurim zotin Rama, që t’i japim zgjidhje kësaj çështjeje”, tha Meta. /TCH/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori