LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Mercedesit, Wolf: Pa një marrëveshje për Brexit, do të jetë makth për ekipet angleze në Formula 1

Presidenti i Mercedesit, Wolf: Pa një marrëveshje për Brexit, do të jetë makth për ekipet angleze në Formula 1

Presidenti i Mercedes, Toto Wolf, tha se skenari pa një marrëveshje mbi Brexitin do të ishte fatale për ekipet britanike që konkurrojnë në Formula 1.

Wolf tha se nëse Mbretëria e Bashkuar largohet nga BE-ja pa një marrëveshje, të gjitha ekipet që vijnë nga vendet e BE-së do të kenë një përparësi të madhe, duke përfshirë Ferrarin dhe Alfa Romeon.


Tetë nga dhjetë ekipet e karvanit të F1 janë të bazuara në Angli dhe duke e lënë Bashkimin Evropian pa një marrëveshje të negociuar, do të kishte ndikim të madh negativ në vetë garën, por edhe në zhvillimin e makinës.

Toto shtoi se skuderia gjermane tashmë po shqyrton mundësitë e ndryshme në lidhje me pajisjet e saja, por gjithashtu edhe punonjësit dhe se deri më 29 mars do të merr disa vendime të rëndësishme.

“Ne kemi shumë probleme të paparashikuara, të tilla si ruajtja e pjesëve dhe transportimit të tyre, si dhe transportimi i njerëzve”, tha Toto Wolf.

Të gjitha lajmet rreth Formula 1
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Formula 1

“Kjo mund të krijojë një dhimbje koke më shumë, sepse të gjitha ekipet janë të bazuara në Angli, në përjashtim të Ferrarit që është në Itali dhe Sauberit (Alfa Romeo), që është në Zvicër. Ne ndjekim lajmet. Nëse arrihet një marrëveshjeje apo jo, ne duhet të jemi të gatshëm dhe me siguri jeta vazhdon”, shtoi ai.

Ndryshe, Theresa May, kryeminstrja britanike ka negociuar një marrëveshje me BE-në, por që dy herë po refuzohet nga parlamenti i Mbretërisë së Bashkuar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Ancelotti theu protokollin e UEFA-s pasi eliminoi Manchester Cityn nga Liga e Kampionëve

Liga e Kampionëve
“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

“Vetëm një skuadër në Evropë është më e mirë se Bayern Munich” – legjenda e bavarezëve flet për Tuchel dhe ecurinë e klubit

Liga e Kampionëve
Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Zyrtare: Serie A do të ketë pesë skuadra në Ligën e Kampionëve për sezonin 2024/25

Liga e Kampionëve
Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

Ka pesë vite pjesë e klubit, çmimi qesharak i shitjes që Reali i ka vendosur yllit të skuadrës

La Liga
Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

Gundogan i pamëshirshëm për shokun e skuadrës, e lë fajtor për eliminimin e Barcelonës

La Liga
Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit  - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Ai është më i rëndësishëm se sa mendojnë tifozët e futbollit - djali i Ancelotti kyç në dhomën e Real Madridit

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori