Presidenti meksikan i është drejtuar qytetarëve pas një dite të përgjakshme, ku pati të shtëna armësh mes autoriteteve meksikane të sigurisë dhe pjesëtarë të narko-kartelit Sinaloa, pasi arrestuan të birin e narko-bosit Joaquin Guzman i njohur si El Chapo.
Dhuna filloi kur lideri i kartelit Ovidio Guzman Lopez, njëri nga djemtë e lordit të drogës që po fshihej në një shtëpi në qytetin Culiacan, hapi zjarr ndaj një grupi ushtarësh që po patrullonin në këtë rajon, transmeton Telegrafi.
Aty ushtarët iu kundërpërgjigjen me të njëjtën monedhë, duke u futur në shtëpi dhe arrestuar katër persona përfshirë edhe të birin e bosit të drogës, Guzman Lopez. Por, kur u shpërnda lajmi se janë sulmuar, grupe të armatosura kryesisht anëtarët të kartelit Sinaloa filluan luftën me autoritetet e sigurisë.
Videot amatore të publikuara shfaqin grupet e armatosura me armë të rënda dhe granatahedhës duke iu vërsulur autoriteteve të sigurisë, derisa vetura të shumta që ishin të mbushura me civilë nëpër rrugë, bënin të pamundurën që t’i ikin plumbave që fluturonin nga të gjitha anët. Si pasojë e këtij sulmi të përgjakshëm kanë mbetur disa të vdekur.
Në anën tjetër, ministri meksikan i Mbrojtjes, Luis Sandoval ka konfirmuar se ushtria kishte arrestuar Ovidio Guzman Lopezin, njërin nga djemtë e bosit të drogës që kontrollojnë kartelin Sinaloa që kur babai i tyre u arrestua dhe ekstradua në SHBA, me ç’rast edhe është dënuar me burgim të përjetshëm.
“Ishte një strategji e planifikuar shumë keq”, ka deklaruar Sandoval gjatë një konference për media në qytetin Culiacan, ku së bashku me anëtarët e tjerë të kabinetit të presidentit Andres Manuel Lopez Obrador mbajtën konferencën e jashtëzakonshme.
“Task forca ka reaguar keq, operacioni ishte i planifikuar por nuk ka pasur improvizime që kanë mundur ta parandalojnë gjakderdhjen”, ka shtuar ai.
Në anën tjetër presidenti meksikan Lopez Obrador, ka mbrojtur vendimin për të liruar Guzman Lopezin: “Përkrahi vendimin që është marrë. Situata u rëndua shumë dhe shumë qytetarë rrezikoheshin nga plumbat që fluturonin nga të gjitha anët”.
“Kapja e një krimineli nuk mund të jetë më e vlefshme sesa jetët e shumë civilëve. Vendimi i marrë ka pasur për qëllim të mbrohen civilët, nuk mund ta luftosh zjarrin me zjarr. Nuk donim njerëz të vdekur, “, ka shtuar presidenti meksikan. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Vuçiq teksa thotë se mund të bie nga pushteti, përmend edhe Kosovën

Mijëra njerëz tashmë janë në rrugët e Beogradit - Vuçiqin e presin protestat masive

Macron, Putinit: Duhet t’i japësh fund taktikave të vonesës për armëpushim

Avokati serb, Preleviq: Vuçiq mori komandën e policisë para protestave masive kundër tij

Gjykata e Bosnjës urdhëron një muaj paraburgim për Dodikun

Ukrainasit sulmojnë me dron rafinerinë e naftës në Rusi

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës