Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani - Sadriu, nesër (22 prill), pret në takim Presidentin e Republikës së Letonisë, Egils Levits, i cili do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë.

Në njoftimin nga Presidenca thuhet se Presidentja Osmani të premten në orën 10:00 do ta presë presidentin Levits me ceremoni të larta shtetërore.


Në fund të takimit Presidentja Osmani dhe Presidenti Levits do të mbajnë konferencë për media. /Telegrafi/