LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Kroacisë uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidenti i Kroacisë uron presidenten Osmani për 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pranuar një mesazh urimi nga presidenti i Republikës së Kroacisë, Zoran Milanoviq, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Në mesazhin e tij, presidenti Milanoviq ka shprehur urimet e përzemërta për presidenten Osmani dhe për të gjithë qytetarët e Kosovës, duke dëshiruar progres dhe mirëqenie për vendin tonë.

“Ai ka vënë në pah marrëdhëniet tradicionale miqësore dhe të ngushta mes dy shteteve dhe ka theksuar rëndësinë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha me interes të përbashkët, për të mirën e dy popujve”, njofton presidenca.


Presidenti kroat ka nënvizuar gjithashtu rolin e rëndësishëm të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Kroacisë për stabilitetin, sigurinë dhe bashkëpunimin në Evropën Juglindore.

Ai ka ritheksuar mbështetjen e palëkundur të Kroacisë për integrimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe formatet rajonale të bashkëpunimit, duke përfshirë anëtarësimin e saj në Bashkimin Evropian dhe NATO. /Telegrafi/