Presidenti i Koresë së Jugut, Yoon Suk Yeol, ka thënë se është “shumë i penduar” disa ditë pasi shpalli gjendjen e jashtëzakonshme dhe rrethoi me ushtarë parlamentin.
Yoon shkaktoi tronditje në vend të martën kur vendosi ushtrinë në krye të qeverisjes, duke pretenduar se kjo ishte e nevojshme për të mbrojtur rendin kushtetues dhe për të “çrrënjosur forcat anti-shtetërore pro-Koreisë së Veriut”.
Megjithatë, ky veprim i papritur shkaktoi zemërim në publik dhe tek politikanët, të cilët menjëherë i dolën kundër – duke e detyruar atë të tërhiqej shpejt. Të shtunën në mëngjes, Yoon iu drejtua kombit në një transmetim televiziv, ku shumë prisnin që ai të jepte dorëheqje, përpara se të përballej me një votë për shkarkim.
Por, 63-vjeçari në vend të kësaj kërkoi falje, duke pretenduar se veprimet e tij buruan nga një ndjenjë “dëshpërimi”, shkruan skynews.
“Gjatë procesit [të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme], shkaktova ankth dhe shqetësim te populli. Jam shumë i penduar. Kërkoj ndjesë të sinqertë nga njerëzit që duhet të jenë ndjerë shumë të befasuar”, pohoi ai.
Këto fjalë erdhën vetëm disa orë përpara një votimi parlamentar për shkarkimin e tij. Mocioni është dorëzuar nga partitë opozitare dhe kërkon një shumicë prej dy të tretash për të kaluar.
Shkarkimi i Yoonit kërkon 200 vota nga 300 anëtarët e Asamblesë Kombëtare. Partitë opozitare, të cilat kanë paraqitur mocionin, kanë 192 vende në total, që do të thotë se të paktën tetë deputetë të partisë së tij, Partisë së Fuqisë së Popullit, duhet të votojnë kundër tij.
Ai shtoi se nuk do të shmangë akuzat ligjore dhe se nuk do të ketë një gjendje të dytë të jashtëzakonshme.
Megjithatë, fjalët e tij të pendimit nuk ishin të mjaftueshme për disa.
Lideri i partisë qeverisëse, Han Dong-hoon, deklaroi se Yoonit nuk është më në gjendje të përmbushë detyrat j dhe se dorëheqja është “e pashmangshme”.
Lideri i opozitës, Lee Jae-myung, tha se do të punojë për ta përfunduar mandatin e Yoonit përpara kohe dhe se ai përballet me zgjedhjen midis dorëheqjes ose shkarkimit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Ushtria gjermane në telashe gjersa Trump teston NATO-n

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

Takim i rrallë dhe i paprecedentë në Paris - takohen ushtarakë të lartë të botës, pa praninë e amerikanëve

JD Vance kritikon lirinë 'e tepruar' në Evropë - godet Britaninë dhe Gjermaninë

Gabon rëndë Departamenti i Musk, vendos bazën sekrete të CIA-s në listën e ndërtesave për shitje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët