Mike Ashley që është pronar zyrtar i Newcastles, i ka lajmëruar zyrtarisht avokatët e tij duke u thënë se klubit do të shitet deri në fund të viti.

Ashley e kishte blerë klubin në vitin 2007 për 150 milionë euro dhe ishte pronar i vetëm me 10 për qind të aksioneve.


“Ka pasur shumë spekulime rreth qëllimit të tim për të shitur klubin. Mendoj se është bërë një investim serioz në vitet e fundit, dhe mendoj se puna ime te klubi ka përfunduar”.

“Ka ardhur koha për ndryshim. Qëllimi ynë tashmë është të shesim klubin brenda vitit”, ka thënë Ashley.

4565578F00000578 4985758 image m 18 1508171284321

Flitet se klubi mund të shitet për 400 milionë euro dhe tashmë flitet për një blerës të mundshëm që është femër.

Amanda Staveley, një sipërmarrëse e suksesshme kishte shprehur dëshirën që ta blejë klubin.

Ajo madhe në tetot ishte prezent në stadiumin St James’ Park.

4565577F00000578 4985758 image a 16 1508171274287

Amanda ishte ndërmjetëse edhe në shitjen e Manchester Cityt kur u ble në vitin 2008 nga Sheik Mansour.

Ajo është pjesë e investimeve që vijnë nga Abu Dhabi dhe Katari.

Me ta dëgjuar lajmin, legjenda e Neëcastle United, Alan Shearer, se klubi do të shitet, ia ka postuar një video nga një serie televizive ku shihen disa persona duke u gëzuar.

Shearer kishte punuar me Ashley kur ai erdhi në klub në vitin. /Telegrafi/

telegrafi sport app