LAJMI I FUNDIT:

Presidenti ialian uron Thaçin për 12-vjetorin e pavarësisë: Kosova mund të llogarisë në Italinë

Presidenti ialian uron Thaçin për 12-vjetorin e pavarësisë: Kosova mund të llogarisë në Italinë

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pranuar një letër urimi për 12 vjetorin e pavarësisë nga Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella.

Në letrën e tij, presidenti Mattarella shkruan se Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian.


“Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën”, ka shkruar ai.

Letra e plotë e presidentit Mattarella:

Në përvjetorin e lumtur të festës kombëtare, kam kënaqësinë që në emër të popullit Italian dhe në emrin tim personal t’ju shpreh urimet më të përzemërta.

Kosova e di se mund të llogarisë në Italinë, një vend mik i angazhuar konkretisht në ndjekjen nga afër të forcimit institucional dhe zbatimin e reformave që në mënyrë progresive mund të përafrojnë me Bashkimin Evropian.

Mbështetja jonë e plotë në një proces të tillë, dëshmohet edhe me pjesëmarrjen e vazhdueshme në misionin e KFOR-it, ku Italia vazhdon ta ketë komandën.

Në një kontekst të tillë është thelbësor – edhe në kuadër të stabilitetit rajonal – procesi i dialogut mes Prishtinës e Beogradit i lehtësuar nga BE-ja, që Italia e mbështet me bindje.

Në këtë frymë, ju shpreh edhe njëherë urimet më të sinqerta për mirëqenien tuaj dhe prosperitetin e popullit mik Kosovar.

Sergio Mattarella

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori