LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, uron presidentin Thaçi

Presidenti i Italisë, Sergio Mattarella, uron presidentin Thaçi

Presidenti i Republikës Italiane, Sergio Mattarella, e ka uruar presidentin e Republikës së Kosovës, Hashim Thaçin, për marrjen e detyrës së re.

Përmes një letre dërguar presidentit Thaçi, homologu i tij italian ka thënë se dy vendet tona janë të lidhura me marrëdhënie të forta dypalëshe të pasqyruara në një dialog politik në të gjitha nivelet dhe në një bashkëpunim që njeh një zhvillim të vazhdueshëm.


“Rëndësia që Roma u jep marrëdhënieve me Kosovën është konfirmuar edhe me pjesëmarrjen cilësore italiane në misionet ndërkombëtare aktive në vendin tuaj”, ka shkruar presidenti italian Mattarella. /Telegrafi/