Presidenti i PSG-së, Al-Khelaifi nis negociatat për të siguruar transferimin e lojtarit të Barcelonës

Paris Saint-Germain thuhet se është i vendosur të sigurojë nënshkrimin e mesfushorit të Barcelonës, Dro Fernandez, sa më shpejt të jetë e mundur, me një marrëveshje verbale që është në fuqi prej ditësh.
Parisienët janë të etur të zmbrapsin pretendentë si Manchester City dhe Borussia Dortmund për lojtarin e ri.
Sipas gazetës Sport, presidenti i PSG-së, Nasser Al-Khelaifi, ka hyrë drejtpërdrejt në negociata me presidentin e Blaugranave për të finalizuar nënshkrimin e 18-vjeçarit.
🚨 Le président du club, Nasser Al-Khelaïfi, a directement contacté Joan Laporta afin de négocier un transfert de Dro, sans passer par le paiement de sa clause libératoire.
(@sport) pic.twitter.com/Zu3upPO4yA
— Barça News (@BarcaNewsFRA) January 24, 2026
Pavarësisht klauzolës së lirimit prej gjashtë milionësh, Barcelona po negocion një tarifë pak më të lartë me parisienët për largimin e spanjollit.
Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, luajti një rol kyç në bindjen e Dros, i cili pritet të nënshkruajë një kontratë me kryeqytetin francez deri në vitin 2030. /Telegrafi/




















































