LAJMI I FUNDIT:

Presidenti filipinas: Obama, vafsh në djall! Armët i blej nga Rusia e Kina (Video)

Presidenti filipinas: Obama, vafsh në djall! Armët i blej nga Rusia e Kina (Video)

Shtetet e Bashkuara kanë refuzuar t’i shesin disa lloje armësh vendit të tij, por presidentin filipinas kjo nuk e shqetëson aspak.

“Obama të shkojë në djall”, tha Rodrigo Duterte, duke i hedhur sërish benzinë zjarrit të polemikave me Amerikën.

“Nuk më intereson se ç’bën Uashingtoni, sepse këto armatime unë mund t’i ble fare mirë nga Rusia dhe Kina”.


“Në vend që të na ndihmojnë në përpjekjet tona për zbutjen e problemeve kronike me drogën, i pari që na sulmon bëhet Departamenti i Shtetit. Epo në djall vafshi! Zoti Obama, në djall edhe ti! BE-ja më mirë të zgjedhë purgatorin, se ferri është mbushur plot”, u shpreh Rodrigo Duterte, president i Filipineve.

Në batarenë e tij më të fundit, kreu i shtetit filipinas u shpreh se do t’i lajë hesapet me Amerikën, pa sqaruar saktësisht se çfarë nënkuptonte me këtë shprehje.

“Ju nuk më ndaloni dot. Është detyra ime e shenjtë të ruaj integritetin e kësaj republike. Nëse sulmohem, unë do ta ripërvijoj politikën time të jashtme”, tha Duterte.

Komentet e presidentit erdhën në ditën kur një oficer i lartë policie në Filipine pohoi për “the Guardian” se ka pasur personalisht rol në 87 vrasje këto 3 muajt e fundit, e se skuadra sekrete policore janë duke kryer ekzekutimin e trafikantëve dhe përdoruesve të drogës në vend. /TCH/

Në trend Botë

Më shumë
Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Financial Times: Zelensky i kishte reaguar me nervozizëm njeriut të Trump në takimin për mineralet

Evropa
SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

SHBA i bashkohet Rusisë në votimin kundër rezolutës së OKB-së që dënon agresionin e Moskës

Evropa
Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Putin do të pranonte paqeruajtës në Ukrainë si pjesë e marrëveshjes së paqes, thotë Trump

Evropa
Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Trump thotë lufta në Ukrainë mund të përfundojë brenda javësh, refuzon ta quajë Putinin diktator

Evropa
Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Departamenti i Mbrojtjes i thotë stafit civil të injorojë kërkesën e Elon Musk për të raportuar për produktivitetin

Amerika
Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Trump dhe Macron zhvillojnë bisedime në Shtëpinë e Bardhë për Ukrainën

Amerika
Kalo në kategori