LAJMI I FUNDIT:

Presidenti bullgar fton presidentin Thaçi në Samitin e liderëve në Sofje

Presidenti bullgar fton presidentin Thaçi në Samitin e liderëve në Sofje

Presidenti i Republikës së Bullgarisë, Rosen Plevneliev, menjëherë pas ceremonisë së inaugurimit, i ka dërguar një letër Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, përmes së cilës e ka ftuar që të marrë pjesë në Samitin e Udhëheqësve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Sofje më 1 qershor të vitit 2016.

Kjo është letra e Presidentit të Bullgarisë, Rosen Plevneliev, dërguar sot Presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi:


I nderuari z. President,
Këtë vit ne shënojmë 20-vjetorin e themelimit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i cili ka filluar me Deklaratën e Sofjes të vitit 1996 mbi Marrëdhëniet e mira Fqinjësore, Stabilitet, Siguri dhe Bashkëpunim në Ballkan. Në dy dekadat e fundit, SEECP ka pozicionuar veten si një format kryesor politik për sigurinë dhe stabilitetin në rajon.

Në qershor të vitit të kaluar, Bullgaria mori kryesimin e SEECP për herë të tretë. Me moton “SEECP – 20 vite kyçe për Bashkëpunimin Rajonal”, kryesia bullgare ka caktuar një agjendë ambicioze dhe të orientuar në rezultate. Ne kemi përqendruar përpjekjet tona në tri fushat prioritare të bashkëpunimit: lidhshmëria – infrastruktura energjetike dhe e transportit; fuqizimi i demokracisë, lirisë së medias dhe shoqërive civile në rajon; siguria dhe migrimi.

Takimi i dytë joformal i Ministrave të Punëve të Jashtme, i mbajtur më 2 shkurt 2016, në Sofje, miratoi një Deklaratë të Përbashkët për adresimin e sfidave të cilat dalin nga flukset e migrimit.

Ka ardhur koha që të shqyrtojmë hapat tonë të ardhshëm. Për këtë qëllim, kam nderin t’ju ftoj që të merrni pjesë në Samitin e Udhëheqësve të Shteteve dhe Qeverive të vendeve pjesëmarrëse në Procesin e Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, i cili do të mbahet në Sofje, më 1 qershor të vitit 2016.

Kryesia Bullgare synon të përgatisë një deklaratë për nder të 20-vjetorit të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, duke njohur SEECP si një format kryesor politik për partneritet të qëndrueshëm në Evropën Juglindore dhe platformë kryesore për integrimin Evropian dhe Euro-Atlantik.

Pres me padurim takimin me ju gjatë Samitit në qershor.
Ju lutem, pranoni konsideratën time më të lartë.

Në trend Lajme

Më shumë
Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Bajrami: Jam i gatshëm ta ndihmoj Kurtin në procesin e Asociacionit

Lajme
Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Kush ishin dy gratë që dhanë idenë për pajtimin e gjaqeve, tregon bashkëpunëtori i Anton Çettës

Lajme
Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Balje: Deklarata e Kurtit për Kodin Civil është provokuese, nuk votoj pro martesave të gjinisë së njëjtë

Lajme
Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Të shtëna me armë në Lupç të Podujevës, katër të plagosur

Kronika e Zezë
Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Prokuroria jep detaje për plagosjen e katër personave në Lupç të Podujevës

Drejtësi
Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Vdes në vendin e punës punëtorja e një furre të bukës në Mitrovicën e Veriut

Kronika e Zezë
Kalo në kategori