LAJMI I FUNDIT:

Presidenti bullgar ‘fajëson Ukrainën’ për luftën ndaj Rusisë, kryeministri nuk pajtohet me qëndrimin e tij

Presidenti bullgar ‘fajëson Ukrainën’ për luftën ndaj Rusisë, kryeministri nuk pajtohet me qëndrimin e tij

Sipas raporteve, presidenti i Bullgarisë, një anëtare e NATO-s, ka kritikuar Ukrainën për “këmbënguljen” për të luftuar ndaj Rusisë.

Sipas Sky News, përcjell Telegrafi, Rumen Radev tha se “e gjithë Evropa po paguan faturën” për mbrojtjen e Ukrainës dhe i bëri thirrje Bullgarisë të miratojë një pozicion “neutraliteti”, njoftuan Radio Evropa e Lirë dhe Politico.


Ambasada e Ukrainës në Sofje u përgjigj të shtunën duke thënë se të fajësosh Ukrainën për luftën do të ishte “t’ia bësh zëdhënësin” propagandës ruse.

Komentet e tij bënë që kryeministri bullgar Nikolai Denkov të sqaronte se nuk ishin qëndrimi i qeverisë.

“Sot ai përsëriti disa deklarata ruse që nuk kanë të bëjnë me atë që anëtarët e BE-së dhe NATO-s paraqesin si qëndrim”, citohet të ketë thënë Denkov, sipas Kyiv Independent.

Ai tha se ishte në interesin kombëtar të Bullgarisë që t’i jepet fund luftës me tërheqjen e trupave të Rusisë nga Ukraina.

Në vizitën e tij të mëparshme në Sofje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se lufta nuk ka një rezultat paqësor nëse Rusia nuk largohet plotësisht nga Ukraina. /Telegrafi/