Presidenti i Republikës, Bajram Begaj këtë mërkurë dekretoi lirimin e Ferit Hoxha nga detyra e Ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Misionin e Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian, rezident.


Begaj gjithashtu dekretoi ndryshimet në qeveri dhe shkarkimin nga detyra të:

Belinda Balluku, Zëvendëskryeministër dhe Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Elisa Spiropali, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Pirro Vengu, Ministër i Mbrojtjes;

Albana Koçiu, Ministër i Punëve të Brendshme;

Besfort Lamallari, Ministër i Drejtësisë;

Toni Gogu, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin.

Po sot, Presidenti dekretoi emërimin në detyrë të:

Albana Koçiu, Zëvendëskryeministër;

Ferit Hoxha, Ministër për Evropën dhe Punët e Jashtme;

Besfort Lamallari, Ministër i Punëve të Brendshme;

Ermal Nufi, Ministër i Mbrojtjes;

Toni Gogu, Ministër i Drejtësisë;

Enea Karakaçi, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;

Erjona Ismaili, Ministër i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin