LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez i kërkon Messit që të largohet nga Barcelona dhe të luajë për Newell’s Old Boys

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez i kërkon Messit që të largohet nga Barcelona dhe të luajë për Newell’s Old Boys

Presidenti i Argjentinës, Alberto Fernandez publikisht i ka kërkuar Lionel Messit që të rikthehet të luajë për klubin e fëmijërisë, Newell’s Old Boys.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është duke e kërkuar largimin nga Barcelona në këtë verë, pas 20 vitesh qëndrimi në Camp Nou.

Manchester City besohet se po e drejton garën për transferimin e 33-vjeçarit, mirëpo presidenti Fernandez ka kërkuar publikisht nga Messi që të rikthehet te skuadra e tij e parë.


“Ti je në zemrat tona dhe nuk të kemi parë ende të luash në vendin tonë”, ka thënë presidenti argjentinas për C5N.

City po përgatitet për një prezantim spektakolar të Messit në Etihad
Lexo po ashtu City po përgatitet për një prezantim spektakolar të Messit në Etihad

“Na dhuroni kënaqësinë që të përfundosh karrierën te Newell’s Old Boys. Të gjithë këtu e ëndërrojnë një gjë të tillë, shpresoj që edhe ju”, ka shtuar më tej ai.

Por, Barcelona ka bërë të ditur se nuk do të lejojë Messin të largohet nën shumën e 700 milionë eurove, aq sa është klauzola e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori