LAJMI I FUNDIT:

Presidencës i anulohet tenderi për medalje

Presidencës i anulohet tenderi për medalje

Organi Shqyrtues i Prokurimit Publik (OSHP) ka anuluar tenderin e zyrës së presidentit për furnizim me medalje për shkak se Autoriteti Kontraktues (AK) ka shkelur Ligjin e Prokurimit Publik (LPP).

Në vendimin e OSHP-së thuhet se zyra e Prokurimit e presidencës tenderin në fjalë duhet ka kthejë në rivlerësim, shkruan Zëri.


“Autoriteti Kontraktues në një afat prej 10 ditësh duhet ta informojë me shkrim Panelin Shqyrtues për të gjitha veprimet e ndërmarra lidhur me këtë aktivitet të Prokurimit dhe palët tjera në procedurë”, thuhet në vendimin e Organit Shqyrtues të Prokurimit.

Më tej në vendim thuhet se OE “Artius Group” si palë e pakënaqur, më 29 nëntor të vitit që lamë pas, ka deponuar ankesë në OSHP kundër njoftimit për dhënie të kontratës, duke pretenduar se Autoriteti Kontraktues ka bërë shkelje të Nenit 7, Nenit 5, Nenit 54 dhe Nenit 58 të LPP-së. /Zëri/Telegrafi/