LAJMI I FUNDIT:

Presidenca thotë se Thaçi takoi liderët e partive politike, LVV mohon se kanë pasur ftesë

Presidenca thotë se Thaçi takoi liderët e partive politike, LVV mohon se kanë pasur ftesë

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend.

Deri më tani vetëm takimi me kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajn është bërë publik, ku ky i fundit edhe u deklarua për medie pas takimit.


Ndërkaq, nga Lëvizja Vetëvendosje thanë se as nuk kanë pasur takim, por as nuk kanë pranuar ftesë për takim nga presidenti.

Në një përgjigje për Telegrafin, nga Zyra për Informim e Presidencës kanë thënë se temë diskutimi kanë qenë zgjedhjet në Komunën e Podujevës dhe zhvillimet në vend.

“Presidenti i ka takuar sot liderët e partive politike, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet në komunën e Podujevës dhe për zhvillimet e përgjithshme politike në vend”, ka thënë Zyra për Informim e Presidencës.

Por, për një takim apo diskutim të tillë, zëdhënësi i LVV-së, Përparim Kryeziu ka thënë për Telegrafin, se në adresë të kësaj partie nuk ka ardhur asnjë ftesë për këtë takim.

“Nuk ka pasur as takim me z.Kurtin, as takim me ndonjë përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, sikurse nuk ka pasur as ndonjë ftesë”, ka thënë Kryeziu.

Ndryshe, pas takimit me Thaçin, Haradinaj ka thënë se takimi me të është mbajtur për t’u koordinuar për temat nacionale.

Haradinaj pas takimit me Thaçin: U konsultuam për zhvillimet në vend, nuk folëm për Specialen e as për postin e presidentit
Lexo po ashtu Haradinaj pas takimit me Thaçin: U konsultuam për zhvillimet në vend, nuk folëm për Specialen e as për postin e presidentit

Haradinaj u shpreh se ftesa nga Thaçi ka qenë për tu konsultuar për zhvillimet në vend, kurse mohoi se kanë biseduar për postin e presidentit.

“Isha në takim me ftesë të  presidentit Thaçi për konsullata dhe për zhvillimet në vend. Diskutuam për gjendjen në vend dhe për pandeminë. Një takim që është praktik. Kemi pasur takim kryesisht për zhvillimet në vend politike dhe institucionale. Jo nuk kemi biseduar për postin. Nuk ra kjo temë (për Gjykatë Speciale) dhe nuk më tha se ka diçka të re në këtë drejtim”, tha Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori